Ashtu siç vetë ata e kanë thënë, të dy kanë një lidhje shumë të fortë dashurie. Qëkur historia e Enedës dhe e Gentit është bërë publike, çifti shfaqet kudo së bashku.

Ndaj nuk kishte sesi të ndodhte kështu edhe në një premierë çifti. Këngëtarja ka mbërritur përdore me të dashurin e saj, ku edhe kanë preferuar që të qëndrojnë përgjatë gjithë kohësh bashkë.

Ajo dhe Genti tashmë janë një çift i konsoliduar, që duket se po bashkëpunojnë edhe në karrierë.
Genti është jo vetëm mbështetja e saj më e madhe, por shpeshherë i vjen në ndihmë këngëtares edhe në karrierën muzikore.

E tashmë që kanë disa vite që bashkëjetojnë, të gjithë jemi sy e vesh për të parë nëse dyshja ka plane për të zgjeruar familjen e tyre.





