Historia e dh.mbshme e Sarandes së Big-ut të cilën nëna e braktisi kur ishte fëmijë! Vuan nga s.mundja që e kanë vetëm 16 njerëz në botë

Kush është Saranda Hoda-Sasa banorja e re e Big Brother?

Ajo ka ardhur në jetë si fëmijë jashtëmartesor. Pas ndarjes së prindërve, ajo u la në shtëpinë e gjyshit dhe gjyshes… një shtëpi që ndante me njerkën dhe me motrën e vëllain nga babai. Për plot 17 vite, Saranda apo e njohur si Sasa ka jetuar duke besuar se njerka ishte nëna e saj e vërtetë.

Kur e kuptoi të vërtetën, filloi një kërkim. Por këtë kërkim e shoqëronin përgjigje të rënda: dikush i thoshte se e ëma kishte vdekur, dikush se nuk ishte shqiptare… askush nuk i jepte qartësi.

Deri kur mbushi 18 vjet. Atë ditë, telefoni i saj u hap me një thirrje që ndryshoi gjithçka: nëna biologjike i tregoi se ishte ajo që e kishte lindur.
U takuan atë vit… por, sipas Sarandës, ishte një takim i keq, një përballje që la më shumë plage.

Pak kohë më pas, filluan problemet e rënda shëndetësore. Saranda u godit nga një sëmundje tepër e rrallë – Hemangioma, një rritje e pakontrolluar e enëve të gjakut. Për javë të tëra u shtrua në spital… madje ra edhe në koma. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka rrëfyer se e ëma e kontaktoi vetëm një herë në numrin e spitalit, por përgjigjja e Sarandës ishte e prerë: “Nuk e njoh.”

Vitin e kaluar, pas 33 vitesh, Saranda takoi për herë të parë motrën e saj, Saskën. Një takim i mundësuar nga vetë Sasa.

Pak kohë më vonë, ajo vendosi të takojë edhe nënën e saj biologjike, gjatë një udhëtimi në Gjermani për një festival. Atje, ato u ulën ballë për ballë… por Saranda ka deklaruar se mes tyre ende nuk ka ndryshuar asgjë.
“Nuk kam as inat, as dashni. Kam veç respekt. Shpresoj që në të ardhmen të kemi raport më të mirë. I kam lënë pas gjërat që kanë ndodh.”, ka thene sasa lidhur me nenen e saj biologjike.

Në atë takim morën pjesë edhe motrat e vëllezërit nga nëna, si edhe vëllai nga babai.