I kërkoi mol.tova Ervis Berberit! Deputeti Kellici tr.ndit rrjetin me reagimin: Cfare fshihet me s.lmin ndaj meje

Në duart e SPAK janë përgjimet për dy tenderat të cilat po hetohen nga prokuroria, për të cilat janë marrë nën hetim zv.kryeministrja Belinda Balluku, ish-kreu i ARRSH-së Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Në dosje për tenderin e unazës së Tiranës dhe tunelit të Llogarasë përmenden tre deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Arbër Agalliun, Lefter Gështenjën si dhe një deputet i tretë, i specifikuar si “shumë i afërt” me Sali Berishën.

Ervis Berberi ka komunikuar me deputetin në fjalë, i cili kërkonte financime për një protestë që do zhvillohej në Tiranë. Në rrjet këto përgjime janë lidhur me emrin e Belind Këlliçit, ndërsa ky i fundit i mohon këto akuza, duke sqaruar se nuk korrespondon periudha e përgjimeve me protestën e zhvilluar për dorëheqjen e Erion Veliajt.

Reagimi i plotë:

Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.

Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit. Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.

Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar. Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij. Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.

Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal. Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston. Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin. Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

 

Top Channel