Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka ka kaluar një ditë mjaft interesante, në një fermë plot me gjela deti në Lushnjë.
Zaka ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi ndërsa shkruan e ngazëllyer që këto shpendë që i shkojnë aq për shtat traditës lushnjare, njësoj si dhe tryezës për festat e fundvitit.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fermën e gjelave të detit të Lulezimit. Një emocion i veçantë të rrethohesha nga këto shpendë që i shkojnë aq shumë për shtat traditës lushnjare dhe që çdo fundvit bëhen pjesë e tryezave të familjeve tona si gjela dhe pula deti të cilësisë së parë.
Jam e lumtur të shoh se puna dhe përkushtimi i fermerëve tanë mbështetet çdo ditë nga programet e qeverisë, si Skema Kombëtare e Bujqësisë, grantet për zgjerimin e fermave, subvencionet për krerë dhe kreditë me interes të ulët që u japin mundësi të rriten dhe modernizohen.
Fermerët janë zemra e ekonomisë së Lushnjës dhe unë jam këtu për t’i mbështetur në çdo hap”, shkruan deputetja socialiste në rrjete sociale.





