Gjergj Luca tregon si ia ‘futi’ qeveria: Mora rrënoja të pavlera, më kërkuan shifra te cmendura, i kam paguar “lek më lek”! (AKUZA PËR AHMETAJN)

Gjergj Luca ka thënë se nuk ka marrë nga qeveria e Edi Ramës asnjë lek për investimin e tij. Nëse kjo e bën oligark, atëherë le ta quajnë, por qeverisë i ka paguar sikurse tha “lek më lek”, 1.4 miliardët që i kërkuan për Fish City, edhe pse ai mori ca rrënoja të shkatërruara që nuk e kishin atë vlerë, por që i vlerësuan të tilla pasi e ndërtoi.

Në rrëfimin për Grida Dumën në Podkast ai tregon sesi nga smira Arben Ahmetaj ndërmori “gjobën moderne” ndaj Lucës, duke thënë se ky ishte zhgënjimi më i madh pasi “Fish City” u bë një markë e njohur brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë nga biseda në Podkastin e Grida Dumës me Gjergj Lucën:

Gjergj Luca: Kur ka ardh Ed Rama në pushtet, unë e kam takuar afro një vit pas zgjedhjes, kur ai ka pasur 50 vjetorin. Ishin nja tre shokë, isha ul me Netën, me gruan time, pimë nganjë gotë në një lokal, një ambient shumë i vogël edhe e kam takuar Edin pas një viti: dhe më tha si s’erdhe njëherë me më taku! I thashë: ore jam duke punuar, shyqyr që mu hapën rrugët për të punuar, se punoj nga 20 orë në ditë. Ze be në Zot e në kokë të djalit! Po ca do bësh më tha? I thashë atë punë që di me bë. Po ca: se ti ke bërë kazino, tallava, peshk, ca do bësh. I thashë: do merrem me peshk! Po si me peshk më tha. Nuk do kthehesh prapë te historia e kazinove? I thashë: O Ed, ishalla do Zoti ti rri 4 vjet, rri 8 vjet kryeministër! Po ti me mendjen që ke mund të rrish edhe 4 muaj. Dhe unë e di shumë mirë që po të kthehem prapë te kazinotë kur të vijnë këta të tjerët, se e hëngra njëherë më çuan në fund. Dhe nuk ishte puna se më mbyllën kazinotë dhe jetën e natës. Problemi është se pas tre muajve këta njerëz u morën me biznesin e shpirtit tim dhe më mbyllën peshkun. Dhe me peshkun aty mbarova. I thashë më ler të merrem me këtë punë që nuk krijoj xhelozi. Të tjerët kanë ecur shumë përpara meje, kanë kaluar tetë vjet. Dhe unë do merrem me këtë punë që di me bë.

Dhe aty në Elbasan më ka çuar një katunar që kishte një fabrikë peshku në Pogradec. Dhe më ka thënë: ore janë këto që i jepte Saliu me 1 euro. Dhe kam shkuar kam marr një kapanon gjoja me një euro, 1000 metra katrorë. E kam bërë atë mes makinave që ishin të mbarume të shkatërrume. Dhe aty e kam marrë në telefon Ed Ramën dhe i thashë: Unë e bëra kapanonin e parë dhe e futa në punë dhe dua të ftoj gjithë klientët e mi nga Italia, nga Spanja, Suedia, që të vijnë të shohin që unë rifillova punë se më kanë dash e më kanë respektu. Dhe më thotë: patjetër, e kam dhe detyrë që të vij.

Dhe nuk e harroj është futur te kjo rezerva që ka qenë në mes të makinave të sekuestruara nga prokuroria, e pashtruar me pluhur. Unë kisha thërritur nja 11 biznesmenë dhe ata vetë kishin një turnover të gjithë bashkë 5 – 6 miliardë. Dhe jemi futur në bodrum, dhe i thashë: kujdes kokën mos i bish betonit, dhe kisha pikturuar në bodrum ato përrallat e mia të fëmijërisë. Ishte ulur me nja dy deputet, dhe ai ka qenë suporti më i madh që më ka dhënë miku im i fëmijërisë, kryeministri shqiptar, dhe u ul me ata njerëz të fuqishëm bilioner. Dhe ata filluan më dhanë punë, hapësira. Unë i kam pasur miq që erdhën, por kur panë edhe këtë, më dhanë suport. Historitë e tjera janë të ditura: unë nuk kam përfituar një lekë nga kjo qeveri; nuk jam investitor strategjik, kam ikur në katundet më të humbura si në Maliq e Gramsh…

Grida Duma: Oligark je?

Gjergj Luca: Po ca oligarku mi Grida me peshk. Unë tallem me këtë punë. Nëse flitet për një oligark që ka Shqipëria për ti ngrejt reputacionin në të gjithë Evropën e Mesdheun, si një firmë prodhuese që ndeshet dhëmbë për dhëmbë me flotën spanjolle, italiane, turke, franceze dhe krenaria e këtij vendi dhe flamurit shqiptar është ROZAFA. Dhe nëse një njeri që i jep krenari Shqipërisë quhet oligark, atëherë unë jam kryeoligarku i Shqipërisë. Sepse fjala oligark përdoret për njerëzit që i kanë bërë lekët kollaj dhe për njerëzit që kanë marrë benefite prej shtetit.

Grida Duma: Konkurrencë me ty bën dot dikush në fushën e peshkimit?

Gjergj Luca: Atje ku e kemi ne konkurencen quhet det. Dhe në det dalin 300 – 400 anije që ndeshen me njëra tjetrën. Anijet fillojnë nga 25 metra në 50 metra. Ne dalim në det që të gjithë. Dikush për pasion ka investuar në elektronikë. Dikush nuk e ka pasur mundësinë. Unë nuk them se ata që merren me peshkim kanë mundësitë e mia. Se unë jam marrë edhe me biznese të tjera. Pse më thonë mua peshkimin, kur unë jam burri më i suksesshëm në restorant: në restoracionet Made in Albania. Dhe unë turnover që kam nga restorantet e kam të lartë, por nuk mund të jetë më i lartë se peshkimi. Se peshkimi është një det i hapur që ne ndeshemi që të gjithë me një markatë të hapur që është e gjithë bota që ne kemi të drejtë të shesim. Ndërsa restorantet i kam kufizuar në nivelin shqiptar. Tani po filloj të mendoj drejt Europës dhe Amerikës. Dhe Amerika po bë bëhet treg kryesor sepse eksportoj përditë me avion. Dhe atje po filloj të bëj magazinat. Mendoj se do të eci shumë mirë me seafood dhe mendoj se këto produktet e detit që i kemi perfekte për mua është armë e fortë për të hapur bizneset që të investoj në flotë. Po nuk është vetëm kjo, janë fabrikat. Pra unë kam potencial më shumë sesa të tjerët. Por ndihma që më ka dhënë shteti, më beso, ka qenë zero. Madje më ka grabit shteti shqiptar. Po i referohem kësaj partisë tjetër. Kemi pasur një ministër financash që më puthte 12 herë kur më takonte. Dhe unë kenaqesha me thënë të drejtën që e ulte veten në nivelin e tavolinës siç e gjente tavolinën. Dhe ky ministër financash, i shtynte letrat e mia për privatizim sa më shumë se: “e do shumë ai i gjati atje”. Tia shtyjmë. Dhe ky zotnia që më shtynte letrat mua derisa iku nga ministër financash, kur unë kërkoja të privatizoja sepse kisha hedhur gjithë lekët e mia në Elbasan dhe nuk kisha më kapital për të hedhur në treg për të blerë “shrims” (karkalec), dhe për ta blerë atë duheshin 10 a 15 milionë euro garanci, bëj një skandal të madh dhe vijnë për ta privatizuar. Dhe më vënë metrin Grida, te ato godina që ishin të gjitha në tokë, dhe mi masin si godina që ekzistonin më parë. Unë jap një dokumentar: shifini si kanë qenë, dhe si janë bërë dhe pse po i vini metrin. Dhe kur kam shkuar për firmën e privatizimit, po prisnim dy vetë: u ulën përballë meje. Këto godina janë tha me 1100 euro metri katror. Kush godina mor i them unë. Dhe më qisin një preventiv, 1.4 miliardë. Dhe kam bërë skandal në sy të ministres, Anila Denaj: Mua doni me më grabit ju. Unë kam besuar te shteti im. Dhe bëj një turnover që ia kaloj edhe Kurumit me hekur, unë ia kaloj me eksporte. Dhe ju më thoni mua 1.4 miliardë lekë për ato godina që duhet të më kishit dhënë lekë. Kam marrë dhe rezervat e shtetit e kam paguar nja 400 milionë te ministria e mbrojtjes.

Grida Duma: Po pse duhet të të jepnin lekë?

Gjergj Luca: Do vij dhe aty. Më ndihmoi drejtori i bankës dhe i mbarova dhe i kalova ato lekë.

Grida Duma: Dmth i pagove ato lekë?

Gjergj Luca: Lek më lek! I pagova dhe ika në punë timen që ti lija kolateral në bankë dhe të vazhdoja punën. Tani Grida, po si mos të më jepshin lekë këta mua që i mora rezervat e shtetit dhe i investova nga e para? Që mora një vend të mbaruar, një vend kanceri dhe e ktheva në jetë? Dhe erdhën gjithë njerëzit e zonës për të punuar. Dhe shitën lopët nëpër shtëpia dhe punonin gjithë ato gra. E ktheva me kopësht fëmijësh, me kinema, me teater, bënin jetë sociale. Rrinin nëpër shtëpia. Si ky shtet të mos më respektojë. Tani a mund të marrësh një fëmër, 300 vjet copë copë, të thyme e të mbarume, dhe ta bësh një nuse të bukur. Të dashurohen me nusen tatë. Vijnë nga gjithë bota në Fish City dhe dashurohen. Dhe Fish City është kthyer në një monument shqiptar. E kam bërë kaq të lakmueshme.

Grida Duma: Po si ka mundësi që keto njerëz i ka zgjedhur ai dhe kjo është xhelozi?

Gjergj Luca: Jo kjo është smirëzi, ose poshtërsi për ti bërë presion dikujt tjetër të kapë ndonjë gjë.

Grida Duma: Pse nuk pate urrejtje?

Gjergj Luca: Kisha një urrejtje të madhe. Po ka një cak. Unë vija nga Myslym Shyri, ai vinte nga Gjirokastra pas 6 motrave. Ai kishte marrë një dashuri të madhe, unë vija nga rruga. Ishim të ndryshëm. // Të drejtat e pamjeve © Top Channel

Sondazh