L*fta e ftohtë Rama‑SPAK dhe sinjalet e forta që vijnë nga SHBA! I përgatitur për lëvizjet e forta nga SHBA, Edi po behet gati per

Presioni diplomatik, negociatat për mandatin e SPAK dhe lëvizjet që po trazojnë mazhorancën socialiste.

Sali Berisha është i vetmi që ka komentuar persiatjen e gjatë të Edi Ramës, duke sjellë modelin e prokurorit amerikan Robert H. Jackson.

Sipas kreut të opozitës, Rama ka tentuar të shantazhojë prokurorët, pasi në qasje kishte një frazë ku e quan një prokuror, vrasës.

Edhe pse i ashpër, qëndrimi i Sali Berishës, fshihte një lloj kënaqësie të dukshme për hyrjen në linjën e hapur të sulmit ndaj SPAK, edhe të kolegut të tij “të dashur-armik”.

Është në stilin e tij që kënaqësinë ta tregojë me një mazokizëm politik që tashmë është kthyer në një model në gjithë politikën shqiptare, veçanërisht në atë që e konsiderojmë “të djathtë”.

Sali Berishës i leverdiste ta kthente këtë çështje në drejtimin që kërkon ai, por e vërteta duket se fle diku tjetër.

Edi Rama, ‘pamfletin’ e tij në lidhje me veprimet e SPAK, nuk e kishte fare me prokurorët që po i mësyjnë qeverinë. Pasi ai e di se çdo aksion ndaj tij nuk është aspak një predhë e dukshme nga topi i Altin Dumanit prej “stacionit të trenit” siç e pëlqen Rama ta quajë. Por një silurë nëndetëseje që urdhrin e goditjes e ka nga larg, po, po nga larg fare. Ekzaktësisht përtej oqeanit, nga një zyrë në Departamentin e Shtetit.

Nga ku, një zyrtar i lartë i tij u dërgua me urgjencë në Shqipëri më 31 tetor dhe nuk e takoi fare Edi Ramën. Por vetëm ministrin e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm.

Dhe siç mësohet, Lamallarit i është kërkuar që të mos kryejë asnjë akt që do të pengojë pavarësinë e drejtësisë, e Koçiut, që policia të mos pengojë punën e SPAK, e aq më shumë të bëjë ndonjë shkelje kompetencash, për të cilat do të pendohet rëndë kjo qeveri e kjo mazhorancë.

I përgatitur për lëvizjet e forta nga SHBA, Edi Rama e ka pritur goditjen e radhës, e thjeshtë është në fazat për të negociuar, duke i çuar atyre një mesazh të koduar se si e shikon ai këtë negociatë.

Po për çfarë po negociohet?

Pikërisht për atë që Altin Dumani deklaroi në Parlament; mandatin e dytë 9 vjeçar të prokurorëve të SPAK. Dumani vetë ka ofruar një kompromis, duke mos pranuar më një mandat të dytë, por të qëndrojë sërish prokuror deri në fund të mandatit.

Për ta qartësuar më shumë për opinionin, goditjet e fundit në mazhorancë, nuk duket se janë raste penale të nisura nga investigimet e prokurorëve speciale.  Por akte të qarta e të forta që vijnë nga amerikanët dhe europianët, pikërisht kur mazhoranca e Edi Ramës, refuzoi që të zgjasë mandatin e prokurorëve të SPAK dhe kreut të tij. Një qëndrim që është bërë i qartë në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në vitin 2024.

Nuk ndodh zakonisht që një shtet aleat të refuzojë një kërkesë që vjen nga maja e piramidës së administratës amerikane. Por atëherë kur kjo vihet re, kemi të bëjmë me një thyerje, e cila provokon trazira.

Këtë e ka ditur Edi Rama kur u ka thënë amerikanëve JO, ndaj dhe përgjegjësi i kësaj situate kaotike që po ndodh në Shqipëri është vetëm ai. Çdo sulm që i vjen nga SPAK, është mbi të gjitha një pjesë e luftës që kryeministri ka provokuar me amerikanët.

Madje jo vetëm këtu, por edhe pakti që bëri me Sali Berishën para zgjedhjeve për të ndalur zgjatjen e mandatit të SPAK. Ku si pjesë të pazarit i ktheu vulën dhe i jep leje ndërtimi.

Këtë e dinë të gjithë që janë përfshirë në politikën e lartë në vend, përkatësisht deputetë e drejtues, në mazhorancë e në opozitë. Por askush nuk e trajton kështu, duke i bërë një favor të madh Edi Ramës.

Nuk është çudi që këtë “bombë” ta shpërthejë në publik një zë brenda mazhorancës shumë shpejt, natyrisht i nxitur nga amerikanët, të cilët nuk do të rrijnë të heshtur në këtë përplasje politike me Edi Ramën.

Madje ky zë mund të jetë edhe viktimë e egër e kësaj lufte, i cili jo rastësisht këto ditë është përmendur në gazeta të mëdha amerikane si Washington Post apo The New York Times. Nisja e kësaj lufte do ta rrëzojë realisht Edi Ramën, i cili po e shikon se edhe brenda PS-së pozita e tij është blozë, ngaqë kalbësira është kthyer në gangrenë./Pamfleti