Mitsotakis merr “h*k” për Fredi Belerin, me Artan Hoxhën? Vjen thirrja urgj*nte ndaj Edi Ramës: Te kerkohet menjehere qe

UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm, pasi Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive themelore.

Tiranë 24.11.2025

Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi.

Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:

“Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”.

Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe me rrezikshmëri për shtetin grek. Gazetari Hoxha nuk ka pasur dhe nuk ka qenë asnjëherë në ndjekje penale apo me probleme ligjore në këtë shtet, apo në ndonjë gjykatë të vendeve të BE.

Kjo është një masë ekstreme, por që shton numrin e gazetarëve shqiptarë të ndaluar të shkelin në teritorin e Republikës së Greqisë. Prej shumë vitesh një masë e tillë është shpallur për gazetarin e njohur Marin Mema. Sikundër njëjtë i është komunikuar urdhëri edhe Enrik Mehmetit.

Ndërkohë që kohë pas kohe gazetarë të ndryshëm janë penguar dhe mbajtur në seanca intervistimesh nga punonjës të policisë dhe shërbimeve greke në pikat kufitare dhe ato aeroportuale të shtetit fqinj, pa u dhënë arsye zyrtare të pengimit apo vonesës për kalim kufitar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë prej vitesh ka ripërsëritur kërkesat për dhënien e arsyes zyrtare ndaj këtyre masave ekstreme ndaj gazetarëve shqiptarë. UGSH u është drejtuar për solidaritet dhe reagime organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si dhe institucioneve diplomatike.

Eshtë momenti që për këto raste të shtuara, Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të  kërkojë shpjegime dhe të aktivizojë mekanizmat e veta paritare, duke kërkuar shpjegime dhe mundësisht të ofrojë mbështetje për proceset e ndjekjes së çështjeve në rrugë ligjore.

UGSH shpreh dyshimin se segmente dhe individë të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë mbi struktura të shërbimeve dhe policisë greke për hartim listash të gazetarëve shqiptarë, që mbrojnë dhe raportojnë për të vërteta historike të shqiptarëve në Greqi  dhe për afera dhe kriminalitet politik të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve ‘90-të.

Aktet e ndalimit dhe të shpalljes së gazetarëve si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, nga shtete fqinje si Greqia, janë precedentë të rrezikshëm dhe sjellje kundër lirisë së qarkullimit, shprehjes së lirë dhe raportimit mediatik.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Autoritetet greke kanë shpallur “non grata” gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar si person të padëshirueshëm dhe kërcënim për rendin publik. Me këtë vendim, Hoxhës i ndalohet hyrja në Greqi për një periudhë të pacaktuar.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, teksa gazetari po udhëtonte drejt Janinës dhe u ndalua nga policia kufitare greke në pikën e Kakavijës.

Në sportelin e kontrollit të pasaportave, autoritetet greke e informuan se nuk mund të hynte në territorin e tyre, pasi konsiderohej rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme. Pas ndalimit, iu mor pasaporta dhe ai u mbajt për rreth një orë nga policia.

Rreth orës 10:30, Hoxhës iu komunikua vendimi për shpalljen “non grata”, vendim i cili rezulton të jetë marrë që në fillim të vitit 2024. Në dokumentin zyrtar të dorëzuar gazetarit, theksohen dy pika kryesore:

-Ai klasifikohet si person i padëshirueshëm.

-Konsiderohet kërcënim potencial për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një apo disa shteteve të Bashkimit Europian.

Pas këtij komunikimi, autoritetet greke i vendosën kryq me stilolaps vulës së hyrjes në pasaportë dhe i kërkuan të largohej menjëherë nga territori grek.

Mitsotakis merr “hak” për Fredi Belerin, shpall NON GRATA

Vula ne pasaporten e Hoxhes

Ky nuk është rasti i parë kur gazetarë shqiptarë përballen me masa të tilla nga autoritetet helene. Më herët, një vendim i ngjashëm është marrë ndaj gazetarit të Top Channel, Marin Mema. Sipas vëzhguesve, këto masa lidhen me raportimet që prekin çështje të ndjeshme për interesat kombëtare greke.

Vendimi për shpalljen “non grata” ndaj Hoxhës, sipas autoriteteve, lidhet me periudhën e zgjedhjeve për Parlamentin Europian në 2024-ën, kur Fredi Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, kandidonte për eurodeputet nën siglën e partisë së Mitsotakisit.

Mitsotakis merr “hak” për Fredi Belerin, shpall NON GRATA

Hoxha ka raportuar prej vitesh mbi aktivitetin e Belerit, përfshirë denoncimet për “Masakrën e Peshkëpisë” të vitit 1994, ku u vranë dy Dëshmorë të Atdheut. Për këtë çështje, gazetari është përballur edhe në procese gjyqësore në gjykatat shqiptare gjatë viteve 2023–2024.

Për më shumë se dy dekada, Artan Hoxha ka publikuar qindra investigime në Gazetën Shqiptare dhe News24, lidhur me veprimtari që cënojnë interesat e Shqipërisë: nga skandali i varrezave të ushtarëve grekë në territor shqiptar, tek zhvarrimet e paligjshme në Koshinë dhe një seri e gjatë shkrimesh mbi Masakrën e Peshkëpisë.

Ai ka argumentuar vazhdimisht me dokumente dhe prova se në sulmin e vitit 1994 ishin të përfshirë pjesëtarë të policisë greke dhe anëtarë të organizatës paraushtarake MAVI, mes të cilëve edhe Fredi Beleri.

Në vitin 2018, Hoxha publikoi ekskluzivisht pamjet e ngjarjes së Bularatit, ku tregonte se Konstandinos Kacifas nuk ishte “martir” i simboleve greke, por një person i armatosur që hapi zjarr ndaj policisë.

Ndërsa gjatë fushatës së vitit 2024, ai bashkëpunoi me disa media greke për artikuj që tregonin se si Beleri kishte ndihmuar persona të dënuar apo të kërkuar t’i shpëtonin drejtësisë greke, duke i paraqitur si minoritarë të mbrojtjes së objekteve fetare.

Vendimi i së dielës duket se është kulmi i një tensioni të vjetër mes gazetarit dhe autoriteteve greke, të cilat, pavarësisht statusit të vendit si anëtar i BE-së, vijojnë të ndërmarrin masa të diskutueshme ndaj gazetarëve shqiptarë që ekspozojnë çështje të ndjeshme për Athinën.