Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Kosova 4” ka shënuar një kthesë të papritur dhe historike për këtë format, duke kaluar kufijtë kombëtarë.
Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar gjatë spektaklit se për herë të parë do të realizohet një bashkëpunim gjigant dhe shkëmbim banorësh me simotrën italiane të reality show-t, “Grande Fratello”.
Hamiti bëri të ditur emrin e banores që është përzgjedhur për këtë aventurë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Dolce, e cila do të lërë shtëpinë në Kosovë për të udhëtuar drejt Italisë këtë të premte. Moderatori u shpreh shkurt dhe qartë: “Dolce do të shkojë për një javë në Grande Fratello”.
Ky lajm u prit me duartrokitje të shumta nga publiku dhe u vlerësua maksimalisht nga opinionistët.
Kujtojmë se vitin e kaluar, këtë lëvizje e njoftoi si fillim “Big Brother VIP Albania”, ku Ledion Liço u shpreh se do të ketë një bashkëpunim me formatin italian, por nuk u realizua kurrë.




