Nga “Zot” i vendit në askush! Pas g*ditjes së Laert Haxhiut, Juljan Sulo gjeti “strehë” në Dubai, si fama e lushnjarit ra përtokë

Pas atentatit të ndodhur sot në Lushnje, gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka pohuar se shënjestra e atentatorëve, Juljan Sulo prej kohësh jetonte larg Shqipërisë, në Dubai.

Sipas gazetarit, pas goditjes së grupit të Laert Haxhiut, 45-vjeçari kishte mbetur i izoluar, pavarësisht rrjetit të gjerë familjar që kishte. Qëndrimi i tij jashtë Shqipërisë e kishte bërë një figurë të “harruar” në zonë, por jo për kundërshtarët e tij të cilët kanë përfituar nga dobësimi i mbështetjes që dikur ai ksihte, për ta sulmuar.

Ndërkohë që krejt e kundërta ka qenë në të kaluarën, ku tentativat për ta goditur ishin thuajse të pamundura, pikërisht për shkak të lidhjeve të forta që ai kishte, madje dhe në radhët e Policisë së Shtetit.

“Ai e ka humbur dhe nuk e ka potencialin dhe fuqinë që ka pasur. Fakti që e i është bërë atentat në qytetin e vet, nuk e ka situatën në dorë. Ata nuk i godisje as në Tiranë, jo më atje. Ka qenë shumë e vështire ti godisje. Imuniteti Fama qe kishin ishte shume e madhe, ishin një grup shume gjakësor”, tha Hoxha ndër të tjera, teksa shtoi se ngjarja e sotme, ku automjeti i tij i blinduar u qëllua me breshëri kallashnikovi, është e njëjta “skemë klasike” e atentateve të botës së krimit të organizuar, sulm lë lëvizje dhe djegie e automjetit të autorëve për të zhdukur gjurmët.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Vitet e fundit më tepër ka qëndruar në Dubai dhe në pjesë të tjera jashtë Shqipërisë për shkak të zhvillimeve në Lushnje ku u godit grupi i shumë aktiv  dhe i fortë dhe me shumë viktima, grupi i Laert Haxhiut.

Dukej siguruar tashmë, kishte ngelur i vetëm pas largimit pas daljes nga loja të Laertit. Në rastin konkret me daljen nga loja të Haxhiut dhe strukturës së tij dukej sikur Sulo kishte ndenjtur vetëm. Ai ka një rrjet të gjerë familjarësh por dukej sikur po i mbijetonte zhvillimeve dhe qëndrimi i tij larg për një farë kohe bëri sikur të harrohej prezenca e tij.

Por ata që e kishin shënjestër, duke parë që ai nuk i ka më mbështetësit e tij, mbështetja u buronte nga radhët e strukturave të policisë. RENEA dështonte sepse ata ishin njoftuar në kohë. Në rastin konkret kur këto elementë lëvizën dhe nuk e kishte më këtë mbrojtje ai u bë objekt i rivalëve.

Ai po lëvizte me makinë të blinduar si ngjarje duke ngjarje tipike të botës së krimit të organizuar me breshëri zjarri në ecje, dhe makina që digjet diku. Policia edhe njëherë do merret me mbledhjen e kamerave.