A do e bëjë dhe Belinda? Del skema e t*rpshme, femrat që ka thirrur SPAK, po ngelin shtatzënë, ja manovra që po përdorin

Pushtetaret e dyshuara si të korruptuara kanë gjetur një marifet për t’i shpëtuar SPAK-ut: Po mbeten shtatzënë. Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar mbi mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret një dispozitë e Kodit të Procedurës Penale që parashikon trajtim të posaçëm për gratë shtatzëna të thirrura nga organet e drejtësisë.

Gjokutaj thotë se në praktikë disa zyrtare të dyshuara për korrupsion apo abuzim me detyrën shpallin shtatzëninë sapo marrin fletëthirrjen nga SPAK apo Prokuroria, duke e cilësuar këtë fenomen si një deformim të ligjit dhe tentativë për shmangie të përgjegjësisë penale.

Ai e përshkruan situatën si “të turpshme dhe komike”, duke ironizuar se kjo po shndërrohet në një “mekanizëm shpëtimi” për zyrtaret e përfshira në hetime.

Postimi i plotë: 

Të nderuar Miq!
Lexojeni pikën 2 të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale! Një gjë krejt normale dhe humane!

Por këtu në Shqipëri si çdo gjë deformohet dhe keqpërdoret nga ndihmë në abuzim!

Sepse më rezulton se zyrtaret vjedhëse apo të korruptuara sapo ju vjen fletëthirrja e SPAK apo Prokurorise së Juridiksionit të Përgjithshëm mbeten menjëherë shtatzanë! Kuptohet jo të gjitha!

Pra itinerari i tyre është ose në SPAK ose tek gjinekologu! Ose tek të dyja brenda ditës!

Ky veprim sa i turpshëm aq edhe komik ka një ndikim në rritjen natyrore të popullsise i cili në kushtet e shpopullimit dhe rritjes galopante të korrupsionit po shërben si trampolinë shpëtuese për gratë hajdute apo të korruptuara!

Mendoj që fëmija e lindur në këto raste duhet të quhet sipas gjinisë Shpëtim ose Shpëtime!