Kr*mì që tr*nditi Greqinë/ 46-vjeçarja humbet lekët në bixhoz, vr*t dhe gr8bit vjehrrën! Dalin detajet qe lane policine pa mend

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia, e akuzuar se ka vrarë dhe grabitur vjehrrën e saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes së shkuar në Salaminë.

Autorja e krimit, ka rrëfyer në polici se hyri fshehtas në shtëpinë e 75-vjeçares, duke thyer një dritare për të marrë para, konkretisht 1 100 euro, por gjithçka doli nga kontrolli kur mendoi se viktima e njohu.

Ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më herët djalit të saj 10 000 euro për t’i mbajtur për të. Megjithatë, këto para humbën. Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush). Kjo shkaktoi pendesë te burri i saj që kishte humbur paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t’ia kthente asaj shumën në fjalë. Ai mblodhi 8 000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i kthente së shpejti edhe 2 000 të mbetura.

Ai arriti të mblidhte edhe 1 100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte nënës. Por, një natë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, i mori këto 1 100 euro, i luajti në bixhoz dhe i humbi. Më pas, për të mos u kapur nga burri, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1 100 euro dhe t’i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj.

Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që të mos e regjistronin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj. Theu xhamin e një dritareje, hyri brenda dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t’i kërkonte para.

E moshuara reagoi ndaj autorja mori një shishe dhe e goditi në kokë, duke bërë që 75-vjeçarja të binte në dysheme. Në gjendje shoku, siç tha ajo, mori një thikë dhe e qëlloi disa herë. Pas krimit, ajo u kthye në shtëpi, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.

Audiot e kamerave të sigurisë dhe një video e fiksuar nga një kamera shumë afër shtëpisë së gruas 75-vjeçare i shtynë autoritetet të arrestonin nusen e saj me akuzën e vrasjes. Në video shihet makina e 46-vjeçares duke u larguar nga zona e krimit. Hetimi zbuloi edhe gjurmë të gjakut të gruas fatkeqe brenda makinës, gjë që çoi në rrëfimin e saj. Edhe pse vrasësja ishte kujdesur të ndërhynte te kamerat në mënyrë që ato të mos regjistronin brenda shtëpisë dhe të mbulonte tiparet e saj, ajo bëri gabimin që nuk e fiku zërin e tyre.

Në pamjet filmike 35-minutëshe, dëgjohet gruaja fatkeqe, e cila nuk e kishte kuptuar se njeriu i panjohur në shtëpinë e saj ishte një grua, dhe për më tepër nusja e saj. Në minutat e fundit të jetës së saj, viktima dëgjohet duke thënë “Ati yn딩LAPSI.al