Do merrte pjese ne Big Brother! Reagon e tr*nditur Arbana Osmani pas lajmit tr*gjik se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë

Lajmi për vdekjen e papritur të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur botën e artit dhe publikun shqiptar mëngjesin e sotëm. Artisti nga Tetova u nda nga jeta tragjikisht si pasojë e një ataku kardiak.

Mes reagimeve të shumta të kolegëve dhe miqve, moderatorja Arbana Osmani ka shprehur dhimbjen e saj publike përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Kujtojme se SHpati ishte banori i pare dhe i vetem i konfirmuar nga top channel si banor ne kete Big Brother

Ajo ka kujtuar bashkëpunimet e hershme me këngëtarin, duke u kthyer pas në kohë në vitet e arta të festivaleve muzikore.

Në postimin e saj, krahas fotos së artistit, Arbana shkruan: “Shume i dhimbsheem lajmi per largimin e parakohshem nga jeta te Shpat Kasapit, me te cilin kam patur fatin te punoj me shume se 20 vite me pare ne Top Fest dhe ta ftoj ne skene me dhjetera here. Faleminderit per muziken, energjine dhe buzeqeshjet e pakursyera qe na ke dhuruar Shpat. U prehsh ne paqe.”

Ky mesazh i ndjerë i moderatores tregon vlerësimin dhe respektin për artistin që la gjurmë në skenën shqiptare me hitet e tij të paharrueshme dhe energjinë pozitive.

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar për ndarjen papritur nga jeta të artistit të famshëm, Shpat Kasapi.

Artistja shprehet se lajmi për vdekjen e tij e trishtoi shumë, duke shtuar se ishte njerëzit më të mirë e pozitiv që ka njohur.

Vesa Luma i ka shprehur ngushëllimet familjes së këngëtarit të ndjerë, duke shtuar “Dritë pastë shpirti yt”.

“Na trishtove shumeee Shpat.. Ishe nje nga njerezit me te mire e me pozitiv qe kam njohur!

Nje djale fisnik e plot jete, ashtu sic i kishe dhe kenget qe rriten kete brez! Drite paste shpirti yt Ngushellime familjes miqve dhe kolegeve”, shkroi Vesa Luma.