Ia mbajti të fshehtë të gjithë shqiptarëve, kush është vajza e Arjan Currit, teologu zbulon detajet int*me që nuk na e merrte mendja

Teologu dhe gazetari Arjan Curri, gjatë një interviste mediatike ka folur, ne lidhje për martesën dhe familjen.

Curri gjatë bashkëbisedimit pa filtra dhe plot provokime me gazetarin Ronaldo Sharka, tha se ka një “vajzë” 15-vjeçare, duke nënkuptuar se ka zgjedhur paqen, përpara martesës.

Martesa që kam bërë unë, më jep një titull ‘babi’. Kam një fëmijë, por nuk mund të them më tepër. Është 15 vjeçe, është vajzë. E ka emrin Irini, ose Irena në shqip, ka lidhje me paqen. E dua pafund”, tha Curri.

Ndërsa në doza ironie tha se ‘Irini’ i ngjan atij.

Më ngjan mua më shumë se është vajzë. Po të ishte djalë mund t’i ngjante lirisë, vazjat zakonisht i ngjajnë baballarëve”, tha Curri në Top Albania Radio.

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë analisti dhe teologu Arjan Curri, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

E mendon veten si baba?

Martesa që kam bërë unë, më jep një titull ‘babi’. Kam një fëmijë, por nuk mund të them më tepër. Është 15 vjeçe, është vajzë. E ka eamrin Irini, ose Irena në shqip, ka lidhje me paqen. E dua pafund.

Të ngjan ty më shumë apo lirisë?

Më ngjan mua më shumë se është vajzë. Po të ishte djalë mund t’i ngjante lirisë, vazjat zakonisht i ngjajnë baballarëve.

E do ajo këtë botën tënde të filozofisë?

E do, e do dhe kishën, e do dhe Zotin. Por ajo është e lirë të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë në jetën e saj, të jetojë ku të dojë, me kë të dojë.

Është hera e parë që e them. Ky 95% e njerëzve sa më shumë t’u hedhësh, aq më shumë duan. Kështu që duhet t’i ruaj edhe nga kjo pjesë. Nuk dua që uria e tyre të jetë pjesa stomak e poshtë, le t’i çojmë drejt mendjes.

Të shoqëroi Irini sot?

Jo, është me nënën e saj.

Çfarë pasionesh ka ajo?

Nuk do flasim për të tani, se është minorene. Kur të rritet do të vendosë vetë nëse do t’i tregojë gjërat që do.

ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë analisti dhe teologu Arjan Curri, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

Ronaldo: Pse nuk je martuar?

Arjan Curri: Unë jam i martuar, me lirinë time. Kam bërë martesë në kishë. Kisha ka dy lloje martesash, ose të martohesh me një grua me të cilën do të bësh fëmijë dhe familje, ose të martohesh me një liri të pamatë dhe të pafund, me të cilën ti je i atashuar.

Ronaldo: Bashkëjetoni në një shtëpi?

Arjan Curri: Me lirinë unë jam dhe tani, këtu, në përjetësi. Jam një dashnor i llahtarshëm, një gjuajtës i përjetshëm i lirisë. Dhe aty ku e gjeta martesën me të, e bëra.

Ronaldo: Ka erotizëm mes teje dhe lirisë tënde?

Arjan Curri: Patjetër. Zoti një nga cilësitë që ka, është liria dhe erotizëm duhet të ketë mes njeriut dhe Zotit, mes njeriut dhe krijesës, mes njerëzve me njëri-tjetrin. Pra, liria është një dimension që nuk ka as masë, as kufij, as kohë, as hapësirë. Është gati-gati të bërit një me Zotin. Unë këtë martesë e kam bërë dhe i kam qëndruar deri tani besnik. Mund të ndërroj nesër, kur të ndërroj do ta them, por deri tani nuk kam ndërruar akoma.

Ronaldo: Mund ta tradhtoje?

Arjan Curri: Mund ta tradhtoja nëse do të gjeja një më të mirë se ajo, deri tani nuk kam gjetur.

Ronaldo: Ka më të mirë se liria?

Arjan Curri: Nuk besoj se ka. Ka ose liri, ose burg, nuk ka një gjë në mes. Nuk mund të jesh dhe i lirë dhe në burg. Unë e kam gjetur lirinë, jam i martuar me të, në kishë madje.

Ronaldo: Ka pasur të ftuar në ceremoni?

Arjan Curri: Patjetër, kishte plot. Që nga Kryepeshkopi, deri te ai që fik dhe ndez qirinjtë. Ishte mamaja ime, miq, kolegë. Kisha veshjen time të martesës dhe u martova në kishë. Më bekoi Kryepeshkopi. Dhe kjo është martesë e përjetshme.