Vdekja e papritur e këngëtarit Shpat Kasapi në moshën 40-vjeçare ka lënë pas një dhimbje të madhe, ndërsa dëshmitë e reja për minutat e tij të fundit e bëjnë ngjarjen edhe më tragjike.
Artisti dyshohet se ndërroi jetë pas një sulmi në zemër gjatë qëndrimit në Itali, ku ndodhej së bashku me nënën e fëmijës së tij, Selvijen, dhe djalin e tyre i cili po merrte trajtim mjekësor atje.
Për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), një mik i ngushtë i artistit ka ndarë detaje rrëqethëse të marra nga biseda me Selvijen.
Sipas dëshmisë së tij, veprimi i fundit i Shpatit para se të mbyllte sytë përgjithmonë ishte drejt të birit.
Miku u shpreh: “Në momentin që ka ndërruar jetë në biseda që pata me Selvijen ka dashur të thotë dicka dhe i ka kthyer sytë nga djali. Shyqyr që ishin bashkë dhe e pa për herë të fundit djalin aty pranë”.
Ky rrëfim konfirmon se, edhe në momentin e fundit, mendja dhe zemra e artistit ishin te djali i tij i vogël, Roeli, të cilin fatkeqësisht e la pas shumë herët.
Filed under: Showbizz




