Ervin Salianji nis planin e ikjes se Sali Berishës nga PD?! Zbulohet takimi “sekret” në hotelin e kryeqytetit

Duket se në Partinë Demokratike kanë filluar lëvizjet për të reformuar partinë, apo për të ndryshuar diçka brenda saj.

Mësohet se në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së. Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme.

Lëvizje e re në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura! Mes tyre Salianji dhe Alimehmeti

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.

Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:
• Ilir Alimehmeti
• Gentian Cela
• Qani Xhafa
• Aulon Kalaja
• Ted Kolliku
• Alma Kore
• Parid Mahmutaj
• Xhemajl Gjunkshi
• Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme.

Shtohen zërat kritikë brenda PD, incidenti në Kamëz acaron figurat kyçe në parti…

Sali Berishës duket se po i del situata nga dora. Edhe pse për muaj të tërë ka tentuar të shuajë zërat kritikë, duket se “pilafi nuk mban më ujë”. Ai që ka “derdhur gotën” ka qenë Flamur Noka, i cili me sjelljen arrogante dje ndaj një zonje në degën e Kamzës, ka bërë që të shpërthejnë rebelimet në PD.

Por goditja më e fuqishme ka ardhur nga Ervin Salianji, i cili ka mbledhur në një takim më të votuarit e primareve dhe ka sinjalizuar se gjërat po lëvizin nga brenda.

Sipas informacioneve në takimin që ka zgjatur afro 3 orë në një prej hoteleve të Tiranës kanë marrë pjesë përveç Salianjit edhe Ilir Alimehmeti me Hysen Kadiun, i pari që rezultoi ndër emrat më të votuar të listës së hapur të PD-së në Qarkun e Tiranës, ndërsa tjetri emri më i votuar në primare, por që nuk kandidoi për deputet.

Gjithashtu në takim ishin Gentian Çela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemal Gjunkshi etj. Në këtë takim është folur për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik.

Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë.

Por teksa Salianji ka nisur lëvizjet, duket se shumë demokratë janë irrituar fort me Flamur Nokën, i cili dje u filmua teksa përplasej me një demokrate te dega e Kamzës. Ai arriti deri aty sa i tregoi derën zonjës, e cila nuk ia përtoi më pas. Sot ka pasur disa reagime kundër tij, duke filluar nga Edmond Spaho, Myslim Murrizi apo Adriana Kalaja.

Edmond Spaho: “Mbi këtë arrogancë janë ngritur gabimet e rënda dhe humbjet e zgjedhjeve ndër vite në PD. Si mund ta lësh PD në duart e këtij të papërgjegjshmi? Objektivi i tij është të eliminojë këdo që mendon ndryshe nga Berisha dhe Muli dhe të ruajë karrigen e tij në opozitë si Sekretar i Përgjithshëm. A keni parë ndonjë politikan kudo në botë, të përzërë militantët kur ata mendojnë ndryshe nga ai? Prandaj në protestë mblidhen vetëm 200–300 veta…”

Myslim Murrizi: “Pak më ngadalë Flamur. Freno nëse nuk ke djegur komplot ferrotat se nuk ta kanë fajin demokratët që prej vitit 2013 je bërë deputet pa u votuar nga qytetarët duke u mbyllur me lista sipas kodit zgjedhor bastard të bylykbashizuar. Anëtarët e PD nuk janë as vartës tuaj e as paguhen, por janë idealistë, kurajozë dhe njerëz që kanë sakrifikuar plot mundim nga vetja për çdo betejë që ka bërë PD në 35 vite. Ti paguhesh Flamur prej vitit 2005 nga kontributi dhe sakrifica e tyre”.

Adriana Kalaja: “‘Thirrini mendjes’ sa nuk është vonë… Pas dyerve, edhe arrogancën kishim mangut të na e përplasnin në fytyrë. Mbase nuk e kuptojnë, se nuk e kanë një të tillë (fytyrë). Dhe kur kjo bëhet hapur, në sytë e publikut dhe pa droje, imagjinoni çfarë ndodh pas atyre dyerve… Ndaj, thirrini mendjes, sa nuk është vonë…”

Pra duket se gjërat po lëvizin. Berisha deklaroi se pas raportit të ODIHR do mblidhen forumet për të analizuar humbjen në zgjedhje. Deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe demokratët kanë nisur ta kuptojnë se Berisha po tenton të mbajë me forcë partinë përmes Mul Nokës dhe Albana Vokshit. Por sinjalet janë se fitili sapo është ndezur dhe me gjasë debatet do të jenë më të forta në vijim. /Pamfleti