Kryengritje në PD ndaj Berishës? Aulon Kalaja zbulon takimin “sekret” me Salianjin dhe Alimehmetin, ja PLANI I MADH

Aulon Kalaja i cili është një nga personat që ishte pjesë e takimit “sekret” me Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin dhe eksponentë të tjerë të PD, ka zbuluar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se cili ishte qëllimi i kësaj “mbledhjeje”. Nëse kemi të bëjmë me një kryengritje në PD ndaj Berishës, Aulon Kalaja theksoi se takimi ishte i thjeshtë midis demokratëve që kanë marrë disa vota nga lista e hapur.

Aulon Kalaja u shpreh se ftesën për të marrë pjesë në këtë takim e ka marrë nga Ervin Salianji ndërsa theksoi se s’kemi të bëjmë me asnjë lëvizje apo fraksion të ri brenda PD-së.

Ish-kandidati Aulon Kalaja u shpreh se ishte kafe miqësore ndërsa shtoi se kritikat ndaj Partisë Demokratike i ka bërë gjithmonë publikisht.

“Ishim njerëzit që kemi marrë më shumë vota nga lista e hapur. Nuk jam pjesë e asnjë lëvizje të re, asnjë fraksioni të ri. Ishte kafe miqësore. Nuk u prodhua asnjë lajm, deklaratë apo foto.

U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Unë kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. Mu kërkua të marr pjesë në këtë takim.

Ftesat i ka bërë Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në takim dhe do marr pjesë në çdo takim tjetër që është në të mirë të PD dhe në ringritjen e PD.“-tha Kalaja.

Aulon Kalaja i cili është një nga personat që ishte pjesë e takimit “sekret” me Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin dhe eksponentë të tjerë të PD, ka zbuluar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se cili ishte qëllimi i kësaj “mbledhjeje”.

Aulon Kalaja mohoi zërat për një kryengritje ndaj Sali Berishës në PD ndërsa bëri me dije se një nga gjërat që u diskutua ishin sfidat që kanë hasur gjatë zgjedhjeve.

Aulon Kalaja theksoi se nuk është njeri që peshkohet dhe përdoret ndërsa shtoi se Partia Demokratike duhet të reformohet.

“Kemi folur për problematikat dhe sfidat që kemi pasur në qarqe. Unë kam folur për qarkun e Durrësit ku kandidova, të tjerët për Beratin e me radhë.

Gjykoj që është momenti historik për PD-në që të nisë një proces reflektimi me një ide se si fitohet. PD është një parti që duhet të fitojë zgjedhjet dhe të vijë në pushtet. Kjo është ideja kryesore.

Kam folur personalisht për kodin zgjedhor sesi PD është në një moment që do bëjë kodin e ri zgjedhor. Duhet të pyesë bazën, duhet të pyesë kandidatët, Këshillin Kombëtar që nuk është mbledhur prej muajit mars. Tani është momenti të mblidhemi të flasim për analizën dhe kodin zgjedhor.

Nuk peshkohem dhe nuk jam njeri që përdorem. A duhet të reformohet PD-ja? Po. PD është parti europiane dhe duhet t’i përgjigjet sfidave që ka tani. Duhet të jemi fitues.

Mendoj se PD mund t’i fitojë zgjedhjet edhe përballë Edi Ramës. Duhet të fitojmë në atë masë që edhe me vjedhjet që na bëjnë, ne prap të fitojmë.“-tha Kalaja.