Teksa në media po qarkullon masivisht lajmi për një takim “sekret” të organizuar nga Ervin Salianji me disa nga ish-kandidatët e PD-së, në emisionin “Now” me Erla Mëhilli “plasi” menjëherë debati mes të ftuarve.
Aulon Kalaja i cili ishte pjesë e këtij takimi, tha se është diskutuar për çështje që shqetësojnë PD-në por në asnjë moment për një kryengritje apo diçka tjetër kundër Sali Berishës.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha në studio se Sali Berisha nuk e ka ditur që këta të rinj do të mblidhen se në të kundërt do të kishte dërguar Flamur Nokën për t’i shkrirë.
Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari Lavdrim Lita i cili i tha Manjanit që nuk e njeh aspak mirë Sali Berishën. Sipas tij, ky i fundit ka çuar vetë disa persona në atë takim për të kuptuar se çfarë diskutohet.
Lita nënvizoi se menjëherë sapo ka mbaruar takimi, disa persona kanë raportuar tek Sali Berisha për të gjithë bisedën në tavolinë.
Biseda në studio
Bledian Koka: Këta që ti përmende, janë të gjithë te PD-ja. Saliu paska dhe disa të rinj.
Ylli Manjani: Saliu nuk e ka ditur që janë mbledhur ata se do kishte çuar Mulin (Flamur Nokën) dhe do i kishte shkrirë.
Gazetari Lavdrim Lita: E ke gabim. Nuk e njeh mirë Sali Berishën. Gjysmat ata i ka çuar Saliu për të kontrolluar se çfarë bisedohet, si bisedohet. Më lër të them unë çfarë ndodh. Sa kanë dalë nga takimi kanë raportuar tek Sali Berisha. I vetmi që mendon politikisht në atë parti është Sali Berisha.




