Lajm i trishte për Botën! Ndërron jetë të Hënën e Pashkëve Papa Francesku

Papa Françesku ka ndërruar jetë! Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur mediat italiane.

Papa ndodhej në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në Spitalin Gemelli.

Pak më parë, Eminenca e Tij, Kardinali Farrell, shpalli me dhimbje lajmin për vdekjen e Papës Françesku, me këto fjalë:

“Vëllezër dhe motra të dashur, me dhimbje të thellë duhet të shpall vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Françesku. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu përkushtua shërbimit ndaj Zotit dhe Kishës së Tij. Na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në shërbim të më të varfërve dhe të përjashtuarve. Me mirënjohje të pafund për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia rekomandojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë së pafund dhe mëshirës së Hyjit Një dhe Trini.”