Pas një rrugëtimi të gjatë dhe emocional në Big Brother VIP 4, Danja Koka ka qenë një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo ka folur shpesh për partnerin e saj, Redin, duke e përmendur me shumë dashuri dhe respekt.
Megjithatë, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke mos ndarë foto të përbashkëta dhe duke ruajtur një profil të ulët në rrjetet sociale.
Por gjithçka ndryshoi pas përfundimit të spektaklit. Në festën që u organizua menjëherë pas finales së madhe të BBV, Danja u shfaq për herë të parë publikisht në krah të Redit.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, dyshja shihen duke kërcyer së bashku, të buzëqeshur dhe të afërt, ndërsa për herë të parë duket edhe fytyra e Redit, që deri tani kishte qenë një mister për publikun.