E fundit! Policia drejt zbardhjes së vr*sjes së Elbasanit! Kap m*t një të dyshuar që po tentonte te largohej, ai ka

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot Naldo Gjinin, i cili po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

edmond hyka mondi mehalla vrasje atentat elbasan

Sipas burimeve, Gjini dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si mjeti i përdorur në ngjarjen kriminale.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Ndërkohë, policia po kryen kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.