Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar mungesën e reagimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Porda dhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend.
Lala theksoi se teksa vendi tronditet me atentate mafioze të njëpasnjëshme, Koçiu dhe Proda merren me monopatinat dhe ndërtimet pa leje dhe gjëra të dorës së dytë në krahasim me situatën alarmante të sigurisë.
“Mbrëmë në Elbasan, mjafton të shihje motrën e Mond Mëhallës, moment tragjik, kërkonte të shkonte te vëllai, ulërimat, sot Ministria e Brendshme dhe Policia, sillnin njoftime se po kontrollohen ndërtimet pa leje, bëjnë propagandë. Del ministrja dhe drejtori i Policisë, në vend të parandalojën krimet, flasin për monopatinat. Nuk mund të merret drejtori i përgjithsëhm i Policisë, drejtuesit e qarqeve,të bëjnë luftë klanesh me njëri tjetrin. Duhet strukturë policore e mirfilltë, sepse parandalimi ka vdekur, por të paktën hetimet, që një hetues pastaj ta hapë nesër. Këtu na serviren ndërtimet pa leje dhe monopatinat.
Ka përplasje shumë të forta në polici. Kur erdhi zoti Proda bëri konkurs fiktiv, i emëroi, por tani nuk do ti mbajë sepse disa nuk i ka nën kontroll. Është luftë e hapur. Si po merren gradat? Paradhoma e Ilir Prodës, është me grada të pamerituara, të nesërmen do ti kesh të gjithë drejtorë. Tjetra, kemi një sërë zyrtarësh që po përballen me SPAK. Në terren, ka një sërë problematikash. Si ngrihen ndërtimet pa leje? Me bekimin e policisë, ndër të tjera. E dini çfarë ndodh me inertet? Secili shef komisariati merr para. AMP duhet të hetojë për këtë. Në Policinë e Shtetit, një grup profesionistësh të mirë janë dërguar në Akademinë e Policisë, janë lënë për orekse pushteti dhe parash. Për para, influencë, territor, për këto gjëra zihen”, tha Lala në emsionin “Të Paekspozuarit”.



