E la zemra pasi i vd*q babai, zbulohet historia e dh*mbshme, çfarë bëri Besniku një ditë para se

Besnik Qokaj, i cili një ditë më parë kërkuar publikimin e njoftimit mortor për të atin.

Por vetëm pak orë më vonë, komuniteti u përball me një tjetër lajm tragjik. Edhe vetë Besniku ndërroi jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Vdekja e tij e papritur ka shtuar edhe më shumë dhimbjen e familjes, e cila brenda një periudhe shumë të shkurtër humbi dy prej njerëzve më të afërt.

Komuniteti lokal shprehet thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje e dyfishtë që ka prekur gjithë Nikaj-Mërturin, ndërsa shtëpia e familjes Qokaj është zhytur në zi. Rasti ka nxitur edhe një herë diskutimin për numrin në rritje të vdekjeve të menjëhershme nga arrestit kardiak në vend, për të cilat mjekët kanë shprehur shqetësim gjatë viteve të fundit.

Në rrjetet sociale, administratorë të faqeve lokale kanë ndarë edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnikun, i cili vetëm një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e lajmit për humbjen e babait. Askush nuk e kishte imagjinuar që pas 24 orësh, do të duhej të përcillnin edhe lajmin e vdekjes së tij.

Familja Qokaj po përjeton një dhimbje të jashtëzakonshme pas kësaj tragjedie të rëndë. I gjithë komuniteti i Nikaj-Mërturit u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta.