Identifikohen vr*sësit e biznesmenit, roja i karburantit “kyçi gojën” : Laçiani dhe elbasanasi “ho*ën qafe” me tre pl*mba Edmond Mëhallën

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla! Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Shtetit bëjnë me dije se falë hetimeve të thelluara dhe të pandërprera, pas 24 orësh u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të dy autorëve të cilët mbrëmjen e së dielës ekzekutuan me tre plumba biznesmenin Mëhalla.

Marselo Arani dhe Armando Kola janë dy të rinjtë të cilët dyshohet se mbrëmjen e së dielës qëlluan për vdekje 43-vjeçarin. Ndërkohë, në kuadër të këtyre hetimeve në pranga ra roja i karburantit, Kujtim Pisha i cili akuzohet se nuk ka treguar për atentatin, si dhe Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mëhallës.

“Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve: Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton Policia.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët ështën ë pronësi të 32-vjeçarin Xhino Ago, i cili ia kishte dhënë hua për përdorimin Marselo Aranit, një prej autorëve të dyshuar në vrasjen e biznesmenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë karburantit “Xhaxhi Oil”, në pronësi të viktimës, në dalje të qytetit. Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra dhe ishte drejtuar drejt automjetit të tij “Range Rover”, kur autorët iu afruan xhamit të makinës dhe hapën zjarr.

Në çastin që Mëhalla u ul në automjet, një Audi i zi është pozicionuar pranë “Range Rover”-it dhe një nga autorët, i identifikuar si personi që ka mbajtur rolin e qitësit, ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas, ai është kthyer me shpejtësi në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë menjëherë kthesën për t’u larguar në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd.

Mondi Mëhalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka, nuk ishte i panjohur për autoritetet. Me precedentë të mëparshëm për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ai jetonte në Tiranë, ndërsa prej vitesh kishte shtrirë aktivitetin në Elbasan, pronar i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku edhe u ekzekutua, i shërbimit të taksive “El Taxi”, dhe më herët i lokalit “Hollywood Lounge Bar”, biznes që ndërpreu aktivitetin pak vite më parë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.