Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht deputeti i PS-së Ulsi Manja, ka ndarë në rrjetet sociale, se djali i tij i madh Ersi, feston ditën e sotme 20 vjetorin e lindjes.
Manja shkruan se fëmijët janë dhurata më e shtrenjtë e zotit dhe se i biri është mishërimi i mirësisë, i edukatës dhe i dashurisë njerëzore.
Ndërsa po ashtu, deputeti socialist thekson në postim e tij, ec përpara dhe mos u ndal në rrugën tënde të dijes dhe të jetës.
Postimi i plotë i Manjës:
Im bir, Ersi, mbush 20 vjeç sot!
Fëmijët janë dhurata më e shtrenjtë që Zoti i jep njeriut. Por kur ai fëmijë është mishërimi i mirësisë, i edukatës dhe i dashurisë njerëzore, bëhesh dy herë i bekuar.
Gëzuar ditëlindjen, bir! U shekullofsh!
Ec përpara dhe mos u ndal në rrugën tënde të dijes dhe të jetës; shkëlqe dhe mos ndrysho kurrë nga Ersi që je!
Ti je gëzimi, krenaria dhe dashuria jonë e pafundme.
Unë, mami, motra dhe vëllai i vogël të duam me gjithë shpirt dhe do të jemi gjithmonë krah teje sot, nesër dhe çdo ditë të jetës tënde!




