“Fotoja nga momentet e fundit të 15-vjeçarit”, Klodiana Lala: Nga sh*rri në “Tik Tok, ja mesazhi dr*therues që më dërguan familjarët e të miturit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Erion Boba nga një tjetër i mitur në Durrës.

Përveçse kërkon një shpjegim nga veprimet e autoriteteve në vendin tonë, Klodiana Lala tha se të afërmit e të miturit e kishin kontaktuar dhe i kërkonin ndihmë.

Klodiana Lala rrëfeu se familjarët i dërguan një foto thuajse në momentet e fundit të 15-vjeçarit.

“Më tha se djali kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe se familja nuk dinte çfarë të bënte. Më dërgoi një foto tepër të dhimbshme, thuajse momentet e fundit të jetës së tij.

Ndërsa po kërkoja mënyra për të ndihmuar, më njoftuan se Erioni kishte ndërruar jetë.“-tha Lala.

Gazetarja tregoi se halla e të miturit i kishte thënë se kërkuan ndihmë urgjente për djalin, por askush nuk u përgjigj në kohë. Gazetarja kërkoi që autoritetet shëndetësore të japin shpjegime për trajtimin e 15-vjeçarit.

QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur në këto momente kritike.”-theksoi Lala, duke bërë apel për transparencë të plotë.

Dua drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”, është ky apeli i Adem Bobajt, babait të 15-vjeçarit që u plagos nga bashkëmoshatari i tij në Durrës pak ditë më parë, dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në QSUT.

“Mesa di unë, ishte nisur për punë, s’ka pasur përplasje me asnjë. Sesi ka ndodhur kjo punë, ta zbardhin autoritetet. Unë isha në punë, më ka njoftuar shoku i djalit “hajde se e ke Erionin në gjendje të rëndë”. Në spital e ka dërguar shoku i ngushtë.

Ka shkuar thuajse i vdekur në spital nga hemoragjia. Ka pasur dy plagë në zemër, një në mushkëri dhe në stomak. I është dhënë ndihma maksimale në spital. Apeli im është të vendoset drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh babai për Top Channel.