Ashtu si dhe prej disa vitesh tradita e do, këtë dhjetor para Krishtlindjeve Big Brother Vip Albania do të vijë pranë shqiptarëve! Por, se në cilën datë ende nuk dihet dhe mesa duket dilemës më të madhe do t’i vijë fundi këtë të hënë.
Ka qenë vetë Sara Hoxha, e cila është dhe producentia e këtij formati ajo e cila ka vendosur që t’i përgjigjet një prej ndjekësve të saj.
Këtë përgjigje Sara e ka ndarë dhe me mijëra shqiptarë të tjerë të cilët po ashtu si “nusja” e ndjekësit të një prej pronareve të “Top Channel”, janë kurioz për të ditur datën se kur do të startojë ky format.
“Kur fillon bigu më pyet nusja”, i ka shkruar ndjekësi në privat Sarës, e cila ia ka bërë të ditur që përgjigjen do ta marrin sot!





