K*JDES! Pamje të rënda, gazetarin e njohur e EKZ*KUTOJNË në mes të rrugës, i zunë pritë teksa… (VIDEO)

Gazetari peruan Fernando Nunez është vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar ndërsa kthehej nga një raportim në departamentin verior të La Libertad, bëri të ditur të dielën Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (ANP). Drejtori i portalit të lajmeve Kamila TV është gazetari i tretë që humb jetën në Peru gjatë këtij viti.

Sipas deklaratës së ANP-së, Nunez “u qëllua nga persona të armatosur teksa udhëtonte me motoçikletë së bashku me vëllain e tij” pasditen e së shtunës. Ai ndërroi jetë në vend, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Guadalupe-s, në La Libertad, një prej rajoneve më të goditura nga dhuna, ku policia raporton 236 vrasje nga janari deri në tetor. ANP u bëri thirrje autoriteteve të kryejnë hetime të plota, duke marrë parasysh mundësinë që vrasja të lidhet me punën e gazetarit.

“Sulmi i radhës ndaj një gazetari tregon për një përshkallëzim të padurueshëm të dhunës ndaj atyre që ushtrojnë funksionin e informimit,” theksoi shoqata.

Sipas të dhënave zyrtare, në Peru janë regjistruar 1,888 vrasje gjatë dhjetë muajve të parë të vitit, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Krizës së sigurisë i parapriu edhe një krizë politike: në tetor, Kongresi shkarkoi ish-presidenten Dina Boluarte (2022–2025), duke e akuzuar për “paaftësi të përhershme morale” në trajtimin e situatës. Detyrën e kreut të shtetit e mori më pas kryetari i parlamentit, José Gerry, i cili do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e vitit 2026.