At*ntati ne Tirane! Jo gruaja e Roanit! Klodiana Lala zbulon emrat: Ja kush jane kr*minelat qe do vr*snin, jane KOKA

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë i disa ditëve më parë, mes të cilëve 2 të mitur, dyshohet të jetë ngatërruar objektivi.

Të paktën deri më tani nga hetuesit nuk ka një pistë konkrete përse duhet të sulmoheshin me armë fëmijët e pronarit të një policie private.

Ajo që dyshohet deri më tani është se makina Benz G-Class me të cilën udhëtonin 4 persona, është e ngjashme me atë të një familjari të Roan Brahimit, konkretisht gruaja e tij. Roan Brahimi është vrarë në Greqi një vit më parë, ndërsa ditën që ndodhi atentati në Tiranë, vetëm disa orë më parë në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit. Bashkëshortja e këtij të fundit jeton në zonën e Lundrës dhe ka makinë të ngjashme me atë të 4 të plagosurve.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se në atë zonë ku kaloi makina me 4 të plagosurit, janë 20 automjete të ngjashme Benz G-Class, 7 prej të cilave përdoren nga personazhe të botës së krimit.

Kjo ka shtuar dyshimet e hetuesve që atentatorët mund të kenë ngatërruar objektiv.

“Në atë zonë rezidenciale janë 20 G-Class, nga të cilat 7 prej tyre përdoren nga eksponentë të krimit të organizuar. Në atë zonë banon Indrit Dokle, ish-kreu i një prej fraksioneve të bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK. Në atë zonë banonte dikur Ilir Beqaraj i cili është vëllai i gruas së parë të Roan Brahimit. Është Asim Lita, është Flodjan Plaku që ka qëndruar në atë zonë. Ka shumë personazhe të tjerë të cilët ose kanë qenë të dënuar, ose janë aktualisht në kërkim ose kanë hakmarrje të forta. Nga njëri G-Class te tjetri, për shembull nga ky që është qëlluar te G-Class i gruas së Roan Brahimit rezulton të ketë vetëm një diferencë. Nga një G-Class tjetër rezulton të ketë vetëm një numër diferencë. Policia nuk e përjashton përfundimisht familjen Demiraj, por nuk ka asnjë motiv të qënësishëm”, tha ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala.

/tvklan.al