Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, ka evidentuar një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e ish-presidentit në qeli.

Sipas raportit zyrtar, Meta nuk po trajtohet në përputhje me standardet e parashikuara nga ligji.
Por ajo që rrëfejnë zyrtarët e lartë të Partisë së Lirisë i kalon kufijtë e skandalit.

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm, thotë se ish-presidentit nuk i lejohen as frutat që i çojnë familjarët dhe, siç mëson Tv Klan, arsyeja është në kufijtë e qesharakes. Frutat, si rrushi apo kumbullat, ai mund t’i fermentojë dhe me to të prodhojë raki. Blushi thotë se kufizimet prekin edhe librat.

“Më është ndaluar t’i çoj edhe libra, sepse duhet t’i sjellë familja librat dhe askush tjetër. Më është ndaluar e drejta për ta informuar lidhur me analizat e ndryshme në shtypin botëror, me pretendimin se këto analiza mund të përmbajnë fotografi të personave që kanë shkruar artikujt dhe që në bazë të rregullores së burgjeve, nuk lejohet asnjë foto tjetër përveç familjes i paraburgosuri mund të mbajë në qeli”, u shpreh Blushi.

Ai deklaron se prej shtatë muajsh nuk ka pasur as komunikim telefonik me Metën, duke u detyruar të përdorë mënyra të tjera alternative për të pasur kontakt.

“Hera e fundit që unë kam komunikuar nga telefoni im, i regjistruar në mënyrë të ligjshme dhe me autorizim, dua të theksoj këtë fakt nga SPAK-u, ka qenë në mos gaboj fundi i muajit qershor”, tha Blushi.

Sipas Blushit, gjatë qëndrimit në paraburgim, Ilir Meta nuk mund të takojë as anëtarë të partisë, as deputetë, eurodeputetë apo ambasadorë.

“U shkel e drejta e zotit Meta për të takuar funksionarë të partisë, është shkelur e drejta e tij për të takuar veçanërisht deputetë dhe eurodeputetë të ndryshëm, dhe është shkelur në mënyrë flagrante e drejta e tij dhe liria e fjalës në veçanti”, tha Blushi.

Raporti prej 25 faqesh i Avokatit të Popullit i është dorëzuar në fund të muajit nëntor Drejtorisë së Burgjeve, të cilës i janë bërë nëntë rekomandime për të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të të paraburgosurit.

Por deri tani, siç pohojnë zyrtarët e Partisë së Lirisë, situata nuk ka ndryshuar.

Tv Klan