Nuk vr*t për para, por për pasion/ Kush është Matteo, K*LLERI që punon për BOSS-et shqiptare

Trocchia, i njohur gjerësisht si gazetari që zbuloi çështjen “Aruba” tregon historinë e vrasësit italian…
Gazetari investigativ italian Nello Trocchia, autor i librit “Invincibili”, ka rikthyer vëmendjen mbi ngritjen dhe sofistikimin e klaneve kriminale shqiptare në Itali, përmes një videoje të publikuar së fundmi në Facebook.

Trocchia, i njohur gjerësisht si gazetari që zbuloi çështjen “Aruba”, sjell detaje të reja mbi lidhjet mes botës së elitës, krimit të organizuar dhe strukturave shqiptare që veprojnë në Romë e përtej.

Në fokus të rrëfimit është figura e Matteo Costacurta, një personazh që lëviz mes qarqeve aristokratike romane, klubit të poloit në Parioli dhe një imazhi publik “të pastër”, por që sipas Trocchia-s, në prapaskenë vepron si vrasës me pagesë për llogari të bosëve shqiptarë. I njohur me nofka të shumta si “Matteo di San Giovanni”, “Principe” apo “San Pietro”, Costacurta përshkruhet si një figurë me pasion për armët dhe luksin, larg profilit klasik të krimit të rrugës.

Një nga bosët shqiptarë, Elvis Demçe, e përshkruan Costacurtën si një njeri që “ecën i qetë për orë të tëra pa e ditur se dikush tjetër mban ‘butonin e nisjes’”, duke nënvizuar kontrollin e fshehtë që klanet ushtrojnë mbi ekzekutorët e tyre. Sipas Trocchia-s, Costacurta nuk vret për para – ato i ka – por për pasion, duke ilustruar një realitet ku krimi nuk është më thjesht nevojë, por zgjedhje dhe status.

Gazetari italian zbulon gjithashtu udhëtime në Liban, rrjete marrëdhëniesh të errëta dhe një ditëlindje të festuar në ambientet e një personi të dënuar për masakrën e Bolonjës, ku i pranishëm ishte edhe Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, një tjetër emër i rëndë i krimit romak.

 

Të gjitha këto, sipas Trocchia-s, dokumentohen dhe analizohen në librin “Invincibili”, që ai e cilëson si librin e parë investigativ mbi mafien shqiptare, duke argumentuar se këto klane nuk janë më periferi e krimit italian, por aktorë qendrorë, të aftë të depërtojnë në elita, të ndërtojnë aleanca dhe të operojnë me metoda moderne e diskrete.

“Një familje fisnike, klubi i poloit në Parioli dhe një pistoletë gjithmonë afër. E quajnë me shumë emra: Matteo i Shën Gjonit, Princi apo Shën Pjetri. Emri i tij i vërtetë është Matteo Costacurta, ka pasion për dorën e ngritur (referencë e qartë politike), për lojën e poloit dhe për armët. Në të vërtetë, puna e tij është të vrasë me pagesë për llogari të bosëve shqiptarë. Njëri prej tyre, Elvis Demçe, e përshkruan kështu: ‘Mendoje vetë, dikush ecën me Shën Pjetrin mbi shpinë 8 orë në ditë, çdo ditë, dhe s’e ka idenë që butonin për ta nisur filmin e kam unë. Vetëm se, për ta ndalur, ai nuk kupton fare nga filmi. Duhet të pres momentin e duhur, ndryshe që moti do ishte rrëfyer para Jezu Krishtit’.

Costacurta nuk vret për para, ato i ka me bollëk. Qëllon për qejf. Sepse në Romë ka nga ata që qëllojnë nga halli dhe ka nga ata që e bëjnë nga pasioni. Do t’ju tregoj për udhëtimet e Costacurtës në Liban, për lidhjet e tij, kontaktet, dhe për një ditëlindje të veçantë në selinë e një të dënuari për masakrën e Bolonjës. Në atë festë ishte edhe një mik i tij: Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik”, shprehet ai. /Pamfleti