Një aksident dramatik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Berat-Lushnjë, ku një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çukas, teksa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.
Të aksidentuarit mësohet se janë Bilbil dhe Xhevahire Nure. Ata po ktheheshin nga qyteti i beratit për në kryeqytet.
Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti.
Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






