Braktis Londren dhe milionat! Franceska Murati ne gjendje te rende, ndahet nga burri dhe

Për ish-missin Françeska Murati po aludohet se po kalon një krizë në marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Me anë të një “Ask me questions” modelja përveç se ka bërë me dije se po kërkon të blejë një shtëpi në Tiranë, po ashtu ka shtuar se nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën personale teksa shprehet: “Jam e ngarkuar.”

“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time,” tha ajo.

Po ashtu vihet re se në profilin e saj mungojnë fotot me bashkëshortin Ergys Muratin, me të cilin ajo ka edhe një djalë, Charlien.

Ndër të tjera Françeska u shpreh se momentalisht është duke kërkuar për shtëpi me qira pasi nuk do t’u bëhet më barrë prindërve, kjo përforcon aludimin se dyshja janë ndarë madje kanë filluar të jetojnë veçmas.

“Jam në kërkim të një shtëpie. Deri tani unë kam jetuar tek shtëpia e prindërve të mi këtu në Tiranë, gjithçka ka qenë super okay, super komode por po vjen vera. Prindërit e mi do të kthehen në Tiranë dhe unë kam nevojë pak për hapësirën time, kështu që kam vendosur të marr shtëpinë time, të kem gjërat e mia, ta arredoj si të dua” është shprehur ish-missi.