Sali Berisha u zotua se me protesta të vazhdueshme do të rrëzojë qeverinë Rama duke synuar zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike.
Berisha tha se do ta rrëzojë qeverinë, njësoj siç ndodhi në Bullgari ku kryeministri dha dorëheqjen.
“Në mbledhjen e kryesisë së PD u vendos që ti drejtohemi qytetarëve për fillimin e protestave në datën 22 dhjetor, ku të bashkohen shqiptarë të të gjitha bindjeve, por që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve. Në Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë që kryeministri kërkoi të bllokojë vendimin e gjykatës, por kryeministri duke marrë përgjegjësi për aktin korruptiv të ministrit të tij, dha dorëheqjen dhe e çoi vendin ne zgjedhje. Kurse Edi Rama i tmerruar sepse është direkt njeriu që ka ndarë paratë me Lubi Ballukun, i dha një goditje fatale luftës kundër korrupsionit. Qytetarë dhe qytetare, na përket ne të ngremë zërin tonë, na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë situatë”, tha Berisha.

Comments are closed.