Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin Edi Rama.
Gjatë emisionit “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai deklaroi se skepticizmi publik ndaj drejtësisë së re mbetet i thellë, ndërsa “asnjë prokuror nuk e imagjinon dot hetimin e Ramës”.
Sipas Bushatit, edhe kreu i ri i SPAK-ut nuk e ka nisur me bilanc pozitiv, pasi në të kaluarën është përfshirë në çështje ku, sipas tij, është shmangur përgjegjësia e kryeministrit, si dosja e inceneratorëve dhe ajo e zgjedhjeve në Dibër.
Bushati: Të thuash këtë, do të thotë të dalësh me një qëndrim të qartë që për SPAK-un nuk ka të paprekshëm. Dhe unë nuk besoj se ka sot një prokuror të SPAK-ut që jo ta thotë me gojë, po ta imagjinojë që nuk ka të paprekshëm. Vetë kryeprokurori, i sapozgjedhur, ka rekorde shumë të këqija në raport me Edi Ramën. Që nga falja e Ramës për inceneratorët e që nga…
Që nga falja e Ramës kur ka qenë te krimet e rënda për Dibrën, që e mbylli dosjen e Dibrës. Pra, nuk ka sot as Klodian Braho, asnjë prokuror i SPAK-ut nga qielli të ketë rënë, nga mitra amerikane të ketë dalë po të doni, që të mendojë që mund të shkojë te Rama. Kështu që prandaj, e shoh me shumë skepticizëm optimizmin tënd që deklarata e tij kishte atë sens.
Po e thënë këtu, edhe unë jam nga ata që besoj që destabilizon. Sepse të hetosh sot Edi Ramën, që është njësuar me shtetin, destabilizim është dhe Rama nuk është nga ata që po i shkove me patllake te zyra thotë, po unë jam i hapur, hetoni, ja ku e keni telefonin, besoj te shteti ligjor e të tjerë e të tjerë.
Unë s’besoj se kjo përplasje do të ndodhi, por kjo përplasje po e nxiti dikush do jetë shumë traumatike.




