Arben Ahmetaj e aku*zonte për lidhjet me m*fian! Kush është Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist sot ka lidhje te fuqishme me

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa masa sigurie në kuadër të operacionit lidhur me abuzimin me tenderat e AKSHI-t. Mes emrave për të cilët prokurori Bledar Maksuti ka firmosur masa sigurie qëndron dhe ai i Ergys Agasit, biznesmenit kontrovers, i cili ka lundruar mes ujërave të trazuara të politikës, biznesit dhe i akuzuar disa herë nga opozita si i lidhur me elementë të botës së krimit.

Mëngjesin e kësaj të marte oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan në banesën e deklaruar nga Agasi për të ekzekutuar masën e sigurisë, mirëpo ky i fundit thuhet se nuk ndodhej në shtëpi.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

Ergys Agasi është një nga figurat që prej kohësh ka gjetur “strehë” në politikë, veçanërisht te Partia Socialiste, duke mbajtur pozita të rëndësishme.

Një prej pozitat më të rëndësishme që Agasi ka mbajtur është ajo si kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, një detyrë që i dha mundësinë të jetë afër qeverisë dhe të ndikojë në shumë aspekte të administratës publike. Sukseset e tij në karrierën politike janë gjithashtu të lidhura ngushtë me faktin se ai është djali i Bardhyl Agasit, një ish-deputeti socialist, gjë që i hapi shumë dyer në kupolën e Partisë Socialiste veçanërisht në Durrës.

Përveç angazhimeve të tij me Partinë Socialiste, Agasi ka pasur një periudhë bashkëpunimi me LSI-në e Ilir Metës, por në vitet e fundit ai ka bërë një kalim të plotë në “shtëpinë” e socialistëve. Kjo ka sjellë edhe përfshirjen e tij në disa çështje të debatueshme, ku lidhjet e tij me pushtetin kanë ngritur dyshime për ndikime të paligjshme dhe përfshirje në skandale.

Emri i tij u lakua gjerësisht në qershor të një viti më parë nga vetë ish-numri dy i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj. Në një dokumentar për Shqipërinë, “Rai 3” postoi dhe një bisedë me Ahmetajn, ku përpos akuzave për “ish-miqtë e tij”, ai përmendi dhe Agasin të cilin e cilësoi si njeriun që mbante lidhjet me “bosët e mafias”.

Rai 3 thoshte se Ergys Agasi, një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

Sakaq kujtojmë se në verën e nxehtë të këtij viti kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, u sekuestrua  me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi erdhi pasi Agasi u paraqit në SPAK.

Gjykata e Posaçme firmosi  sekuestrimin e kuotave të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” në Librazhd, si dhe 10 pasuri të lidhura me të, më konkretisht:

1.       Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

2.       Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125

3.       Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124

4.       Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123

5.       Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118

6.       Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77

7.       Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

8.       Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120

9.       Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

10.   Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë.