As Spiropali as Balluku! Ja kush eshte femra qe Edi Rama do ta beje Kryeministre ne 2030

Në realitet hallin e ka vetëm tek ruajtja e pushtetit, ruajtja e trashëgimisë politike dhe ekonomike, tek mosprekja e tij në rast të ndonjë vullneti të madh për ta bërë këtë gjë. Duke ofruar kurbanë pa fund, siç është titulli i librit të tij botuar në vitin 2011, ku me një simbolikë “masone” u bënte të ditur katedrave të mëdha se çfarë është gati të bënte ai vetën që ta bënin kryeministër…

Prej një viti ‘Pamfleti’ ka shkruar se Edi Rama e ka menduar pasardhësin e tij, megjithëse jo tani e jo afër tij. Aq e vërtetë është sa Rama po i shkatërron të gjithë ata që e kanë çuar ndër mend që mund të jenë një ‘alter- ego’ e tij.

Atëherë, shumëkush e mendoi këtë parashikim një naivitet, pasi shumë komentatorë politikë kanë venë bast se Kryeministri po përgatiste me duart e tij njerëzit që do ta zëvenësonin, madje kishte plane të hollësishme për fazën kur ai nuk do të jetë më në krye të Partisë Socialiste. E kështu nisën të bëjnë edhe një kalendar kohor që rastiste me mandatin e katërt të PS-së, ku sipas tyre, Edi Rama ose do të ishte brenda mureve, ose duke bërë ‘poçe balte’ në atelienë e tij luksoze në Surrel.

Por në të vërtetë, sot Edi Rama, e ka rrëzuar të gjithë atë grup që mendohej se mund të ishin njerëzit e ardhshëm të së majtës shqiptare. Duke i shpërndarë si zogjtë e korbit, nisur me Saimir Tahirin, Ditmir Bushatin, Erion Veliajn, Taulant Ballën, e radhën shumë shpejt e ka një tjetër personazh i rëndësishëm në krahun e tij të majtë, si në qeveri, ashtu edhe në parti.

Hapjen e fushatës elektorale të 11 majit, Edi Rama nuk e hapi si gjithnjë, me një manifestim apo tubim politik kombëtar, gjë e zakonshme për të gjitha partitë, por me një takim me gratë.

Ku hodhi të ashtuquajturën “bombë” të tij, e foli për pasardhësin.

“Kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë grua”, tha Edi Rama, duke sjellë një entuziazëm të madh në mjedisin elitar të grave soialiste përreth.

Gjasat janë që Elisa Spiropali ka qenë më e entuziazmuara për këtë deklaratë, me të cilën shefi i madh hodhi zarat e një gare.

Një garë ku si kryeparlamentarja, ashtu edhe figura të tjera socialiste kanë mjaft mundësi për ta treguar në zgjedhjet e 11 majit.

E sipas kësaj logjike, i bie që sa më shumë gola të bëjë njëra nga gratë që pretendojnë, aq më shumë do të marrin frytet e bamirësisë së Bablokut. Objektivi për Elisën është të sjellë 20 deputetë, kurse për Ballukun 10-të.

A do ta mbajë vërtetë fjalën Rama për të shpërblyer më të fortën e kësaj gare?

Historia në fakt nuk i jep shumë ushqim këtij argumenti.

Në zgjedhjet e vitit 2021, ishin disa personazhe që arritën rezultate të rëndësishme dhe bënë golat që donte Rama. Të cilëve u kishte premtuar portofole ministrore të rëndësishme dhe promovim në karrierë. Taulant Balla arriti të marrë 8 mandate në në një qark ku polarizimi ishte i egër dhe ku ndodhi edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit-Elbasan. Edi Rama i kishte premtuar ta bëjë ministër të Brendshëm, por e la pushim një vit. Edhe kur e bëri, ja preu ëndrrën në mes, duke e larguar pikërisht në kohën më të mirë për të.

Blendi Klosi që mori 5 mandate në Berat, ç’ka konsiderohet një objektiv shumë i madh, e la thatë dhe e zhvendosi në një qark të vështirë si Vlora.

Damian Gjiknurin, e çoi në Elbasan, për të qetësuar situatën pas tronditjes që kishte ndodhur me Taulant Ballën dhe e largoi nga posti numer 2 në PS.

Ndërkaq, Erion Veliajn, të cilit ja kishte vënë Pandeli Majkon të 19-tin si kufi maksimal për të arritur, nuk ja fali lobimin për Fatmir Xhafajn, i cili theu listën. Edhe pse me 60 mijë vota diferencë ndaj PD-së, kryebashkiakut të Tiranës, Rama nuk ja quajti në asnjë moment fitore rezultatin, si të 2021, si të 2023 në zgjedhjet lokale. Ku Veliaj drejtoi të gjithë qarkun dhe mori Vorën e Rrogozhinën, duke humbur për pak vota Kavajën. Ndërkaq, kreun e qarkut Durrës e hoqi edhe nga drejtimi i OSHE-së, e sot nuk dihet ku ka përfunduar.

E gjitha kjo histori është një e dhënë e pakundërshtueshme se Edi Rama nuk i ka rezultatet elektorale fare matës të performancës politike për të avancuar apo promovuar karrierën në Partinë Socialiste dhe qeveri.

Rama, ka një kut krejtësisht të errët obskurantist dhe jo transparent të pëlqimit apo lëvizjes së kuadrove politike. Në rastin më të keq, ky kut është autokratik, pasi pëlqen njerëzit që i kanë qëndruar ditë pas dite besnikë. Por jo besnikë në kuptimin normal të luajaitetit njerzor dhe politik.

Ku një marrëveshje apo miqësi respektohet e nuk prishet në kohën e një gare për kundërshtarin. Kuti i Ramës tek besnikëria, është rritja sa më e madhe e servilizmit dhe asketizmi politik. Për Ramën, besnik është ai që nuk ka ambicje, por pret që shpërblimi të vijë kur të dojë Babloku.

Megjithatë kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi në pjësën më të madhe, zhvillimet në PS, i lëvizin forca të jashtme që nuk kanë lidhje me mazhorancën. Lobe të fuqishme financiare e politike brenda e jashtë vendit, të cilët janë fuqitë që mbajnë Edi Ramën në pushtet.

Lobi më i madh është ai i Soros, i dyti është ai i Erdogan, më pas vijnë oligarkët, e në fund, por jo pak i rëndësishëm, lobi kriminal i shpërndarë në të katër anët e vendit.

Në negociatat që këto lobe bënë me njeriun e tyre në Tiranë, natyrisht jo ekskluzive, pasi panë edhe zgjidhje paralele, vendosen piketa për persona e grupe që të promovohen.

Një nga këta persona që janë promovuar nga Edi Rama, në nivel të lartë kuptohet, është një personazh shumë i rëndësishëm që vjen nga Britania e Madhe.

Ajo është Lea Ypi, një shqiptare që jo vetëm është një nga profesoreshat e njohura në LSE të Londrës, (një nga top universitetet), por edhe anëtare e Akademisë Mbretërore. Për të dhënë një shembull, aty ka qenë edhe Isak Njutoni, shkencëtari më i madh i të gjitha kohrave.

Librin e Lea Ypit, Edi Rama, ka vite që e shpërndan si dhuratë për krerët e shteteve që ka takuar, duke ja dhënë në gjuhën e tyre. Një gjest politik i pastër, që e kupton secili që merr vesh nga logjika e lobimit apo promovimit.

Duket qartë se ka qarqe që e shtyjnë fort këtë zgjedhje; duke nisur nga Soros, grupi i Toni Bair-it që këshillon Ramën dhe është shumë i fuqishëm në gjithë botën, por edhe ‘deep state’ i monarkisë më të rëndësishme në botë.

E cila me indiferencën amerikane pas fitores së Trump, ka marrë në dorë çështjet e Ballkanit. Takimi i Altin Dumanit me ambasadorët e Perëndimit në zyrën e ambasadorit britanik nuk është gjë tjetër veçse dëshmi e kësaj situate.

Ka shumë gjasa që të ketë një vullnet për ta imponuar nga jashtë këtë promovim. E Rama, siç ka bërë shpesh, kur ka vullnete të forta, bën të devotshmin se është ai që po e shtyn. Për këtë mund të thotë se ka prishur shumë karriera në PS. Në realitet hallin e ka vetëm tek ruajtja e pushtetit, ruajtja e trashëgimisë politike dhe ekonomike, tek mosprekja e tij në rast të ndonjë vullneti të madh për ta bërë këtë gjë. Duke ofruar kurbanë pa fund, siç është titulli i librit të tij botuar në vitin 2011, ku me një simbolikë “masone” u bënte të ditur katedrave të mëdha se çfarë është gati të bënte ai vetën që ta bënin kryeministër…/Pamfleti