Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 93-të. Ajo lindi 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe është një nga aktoret më të rëndësishme në vendin tonë.
Tinka Kurti numëron mbi 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, ndërsa është vlerësuar me medaljen Artistja e Popullit të Shqipërisë.
Por duket se vitet kanë ndikuar në pamjet e aktores. Në një foto të publikuar ditën e sotme nga deputetja Marjana Koçeku, aktorja shfaqet e qeshur, teksa në pamje të parë, shihet transformimi që ka pësuar aktorja për shkak të moshës.

Kujtojmë që pak vite më parë, Tinka Kurti zbuloi se jonte në azilin e të moshuarve. Ajo pranoi se ambienti i azlit ishte një tragjedi për atë.
“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”, tha ajo.
Newsbomb.al i uron aktores Tinka Kurti shumë vite jetë dhe të lumtura pranë familjarëve dhe të afërmeve të saj.




