VIDEO/ Deklarata e bujshme! Gazment Bardhi: Suel Çela në Elbasan punon për Berishën

Ishte nëntori i vitit 2021 kur Sali Berisha kishte nisur foltoret e tij kundër Lulzim Bashës, dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së në atë kohë Gazment Bardhi, akuzoi publikisht Berishën që foltoren e tij e kishte organizuar Suel Çela.

Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.

E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.”-është shprehur Bardhi në 2021./ TemA