“Buk, kryp e zemër!” Bëri që e gjithë bota të fliste për të, Brikena Selmani “fiton” edhe zemrat e shqiptarëve: Burrin nuk e dua të pasur, të tradhton!

Bukuroshja e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Grand International, Brikena Selmani, ndonëse nuk ka mbushur ende 12 orë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka arritur që të “vjedhë” simpatinë e publikut.

E bukur dhe e thjeshtë, kështu e përshkruajnë ndjekësit nëpër rrjetet sociale, të cilëve i ka bërë përshtypje sjellja dhe lirshmëria që Brikena po tregon përgjatë këtyre orëve nën “syrin magjik” të Vëllait të Madh.

Së fundmi, teksa ishte duke folur me banorët e tjerë të Big Brother Vip Albania, ajo tregoi qartë “vijën e kuqe” dhe çfarë pëlqen tek një mashkull.

Sipas Brikenës të mirat materiale nuk kanë rëndësi, por mjafton që partneri që të ketë në krah të ketë zemrën e mirë.

“Nuk është se kam ndonjë gjë. Thjesht dua të jem mjeri i mirë dhe nuk kam qejf meshkujt që kanë para. Ata tradhtojnë, unë mendoj që meshkujt që kanë shumë lekë në përgjithësi shumica, tradhtojnë. Unë kam qef një mashkull shumë të thjeshtë, buk e kryp e zemër”, tha ajo.

Brikena Selmani ishte dhe një ndër konkurrentet më të komentuara në Miss Grand International. Ajo arriti që të fitonte mijëra fansa në të gjithë botën, të cilëve përpos bukurisë, u pëlqeu mënyra se si ajo u soll përgjatë atij kompeticioni.