E fundit! HUmb jeten biznesmenja e njohur nga partneri,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore, ku një grua 40-vjeçare humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë nga partneri i saj. Autoritetet italiane konfirmuan se viktima, Ana Tagliaferri u godit të paktën 8 herë me mjet prerës. Ajo ishte një sipërmarrëse e njohur në zonë dhe pronare e një pastiçerie të frekuentuar.

Sipas mediave lokale, autori i dyshuar i krimit është partneri i saj, Diego Di Domenico. Pas ngjarjes, ai u gjet i pajetë, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një akt të rëndë dhune në familje.

Gjatë incidentit, u plagos lehtë edhe nëna e viktimës, e cila ndërhyri për të ndihmuar vajzën e saj. Ajo ndodhet aktualisht në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rënduar psikologjike.

Komuniteti lokal është shprehur i tronditur nga humbja. Vetëm pak kohë më parë, bashkia e Cava dei Tirreni kishte nderuar Ana Tagliaferrin dhe familjen e saj për dekada aktiviteti tregtar. Në shenjë zie, autoritetet bashkiake kanë njoftuar anulimin e të gjitha aktiviteteve festive të planifikuara për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.