Bushati: Këtë vend e qeveris mfia

Analisti i njohur Andi Bushati thotë se dosja e AKSHI-t zbuloi jo vetëm vjedhjen e miliona eurove me tendera të paracaktuar por se në këtë vend ligjin e bën mafia.

I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bushati tha se dosja provon se jetojmë në një shtet fashist dhe se Rama i kishte dhënë mandatin Ergys Agasit për të urdhëruar drejtuesit e lartë të shtetit.

“Nuk është kriminel ordiner, një njeri që thërret dhe jep urdhra drejtoreshës së AKSHI-t, deputetëve, shefes së SHIK, shefes së Hipotekave. Nëse thërret të gjithë shtetin dhe shpërndan urdhra, ty dikush ta ka dhënë këtë mandat.

Nga pikëpamja e fakteve dosja tregon jo që jemi shteti diktatorial, por shtet fashist. Sepse vjedhja e tenderave edhe si 5D, ok të marrin lekët për vete. Por të shkosh e të marrësh peng atë që të pengon në vjedhje. Kjo tejkalon vjedhjen. Pastaj kur bashkë me pengmarrësit, banda e Çopjave. Kur në këtë thes, përveç hajdutëve, janë dhe Komisioni i Prokurimeve Publike, hipotekat, dhe SHISH, në çfarë xhungle jetojmë. Ne nuk jemi vetëm të vjedhur por jetojmë një vend ku ligjin e bën mafia”, tha ai.

Bushati vijon ti mëshojë tezës se PS duhet të shpallet e jashtëligjshme, organizatë kriminale.

“Unë jam i bindur. Duhet nisur një lëvizje që kjo forcë politike të dalë jashtë ligji. Se sot ka marrë formën e një bande kriminale që dalin përditë në mëngjes për të rrëmbyer shqiptarët, për të rrëmbyer jo vetëm paratë por dhe njerëzit, për të korruptuar policinë e të na vjedhë të dhënat. Për çfarë mund të vlejë në një sistem normal një parti që mban në këmbë këtë sistem mafioz”, tha ai.