Emocionuese/ Pas 22 vitesh, Livia takohet me babain e saj, ja detajet (FOTO)

Livia, një nga banoret e këtij edicioni të Big Brother, ka përjetuar një nga emocionet më të mëdha të jetës së saj!

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo është takuar për herë të parë pas 22 vitesh me të atin i cili ka ardhur në Shqipëri e pikërisht në Shkodër.

Në shtëpinë e Big Brother, Livia kishte prekur publikun me historinë e saj të dhimbshme për mungesën e figurës së babait në jetën e saj. Sot, kjo histori ka marrë një kthesë të bukur, teksa më në fund është realizuar ribashkimi që ajo e kishte ëndërruar për vite me radhë.

Këtë moment ajo e ka ndarë me ndjekësit në instagram.


I urojme Livias një kapitull të ri plot dashuri dhe paqe në jetën e saj.