Aksion i madh policor ndaj drejtues te kompanise ONE

Pasi shkatërruan tregun celular në vend, drejtuesit e ‘One Albania’ dalin të përfshirë në rrjetet e trafikut të drogës…

Kompania celulare “One Albania” ka marrë trajtën e një organizate kriminale. Jo vetëm që po grabit përditë qytetarët, por duket se përfaqësues të saj drejtojnë tregun e kokainës në Shqipëri.

Aksioni i zhvilluar sot nga policia në kryeqytet, ku u arrestuan 22 persona, tregoi se kemi të bëjmë me një grup kriminal që drejton një prej kompanive më të rëndësishme celulare në vend. Kjo tregon qartë pse klientët trajtohen nga kjo kompani si “skllevër”, pasi pas saj fshihen kontigjentë të krimit.

Për të qenë më të qartë, sot policia goditi një rrjet që trafikonte drogë në Tiranë dhe mes 22 personave ranë në pranga Erald Sina dhe Artan Pullazi.

I pari është një person me rëndësi në kompaninë “One Albania”. Sina është Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE, ndërsa Pullazi rezulton kreu i ekipit të transportit në One. Pra, bëhet fjalë për dy drejtues me poste të larta. Sipas policisë, grupi shiste kokainë dhe kanabis nëpër lokale, tabakino dhe zona të ndryshme të Tiranës. Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar që operonte thuajse në të gjithë kryeqytetin.

Ky operacion duket se nxjerr zbuluar kompaninë, e cila, përveç skandaleve ku mashtron qytetarët, shkatërrimit të tregut telefonik dhe shumë aferave të tjera, tani rezulton e përfshirë edhe në trafik droge.

Pra, jemi në kufijtë e një skandali, pasi ata që kanë në dorë të dhënat e qytetarëve rezultojnë të përfshirë në organizata kriminale. Janë me qindra mijëra abonentë te One dhe të dhënat e tyre shumë lehtë mund të bien në duart e kësaj bande, bandë e cila helmon të rinjtë ditë e natë dhe terrorizon qytetarët nga ana tjetër.

Kjo shton dyshimet se kompania ONE ka tiparet e një organizate të mirëfilltë kriminale, me në krye manjatën ruse Gellért Zoltán Jászai.