E trishte! Ndahet nga jeta papritur sportisti i famshëm shqiptar, u bë aq i njohur për…(foto)

Ish-basketbollisti Enea Andrea, i cili është edhe vëllai i aktores së njohur, Ema Andrea është ndarë papritur nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Basketbollit, që thotë se 54- vjeçari u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak.

“Federata Shqiptare e Basketbollit shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Enea Andrea, ish-basketbollist, i cili u nda nga ne ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak.

Enea do të kujtohet për pasionin, përkushtimin dhe kontributin e tij në basketbollin shqiptar, si dhe për vlerat njerëzore që la pas brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Në këtë moment të vështirë, Federata Shqiptare e Basketbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit.

U prehsh në paqe, Enea. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë mes nesh”, thuhet ne reagimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit.