KUJDES! Ky mesazh që ju vjen në WhtasApp nuk duhet hapur, do t’iu marrin llogarinë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një njoftim zyrtar duke paralajmëruar qytetarët për rritjen e sulmeve phishing në platformën WhatsApp. Sipas AKSK, po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive personale, përmes kërkesave për kode verifikimi ose duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit.

Autoritetet këshillojnë përdoruesit të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në linqe të dyshimta, pavarësisht nëse mesazhet duken zyrtare ose vijnë nga kontakte të njohura. Po ashtu, qytetarët nuk duhet të ndajnë në asnjë rast kodet e verifikimit, pasi këto përdoren për të marrë akses të plotë në llogarinë e tyre.

“KUJDES NGA SULMET PHISHING NË WHATSAPP . Po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese në ËhatsApp, të cilat synojnë të marrin kontrollin e llogarisë suaj duke ju kërkuar kode verifikimi ose duke ju drejtuar në faqe të rreme autorizimi.

Mos klikoni në linqe të dyshimta

Mos ndani asnjë kod verifikimi, edhe nëse mesazhi duket zyrtar

Kontrolloni pajisjet e lidhura në ËhatsApp (Settings → Linked Devices)

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA)”, thuhet në reagimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.