I dolën të palarat te skandali i AKSHI-t, Agron Shehaj bën veprimin e rëndë ndaj inxhinierit që i nxori provat

Pasi nxori provat se Agron Shehaj është i zhytur personalisht në skandalin e AKSHI-t dhe prandaj nuk flet, inxhinieri Gent Progni po sulmohet masivisht në media.

Aktivisti i njohur për demaskimin e politikanëve shqiptarë ka postuar një artikull, ku ai sulmohet nga punonjësit e call center të Agron Shehajt. Pretendimi i tij është se Shehaj ka aktivizuar njerëzit e tij për ta sulmuar online me çdo mundësi që kanë.

Para pak ditësh, Shehaj deklaroi se po akuzohet nga bandat. Pra, sipas tij, inxhinieri Gent Progni është kriminel.

Duket se kjo histori do të zgjasë shumë, që kur në media doli prova se partneri i biznesit të Agron Shehajt është emëruar nga Edi Rama si drejtor i përgjithshëm i Start Up-eve në Shqipëri, ku shpërndahen miliona euro në vit për kompani të lidhura me Shehajn.

Aktivisti Gent Progni ka zbuluar një prapaskenë të llahtarshme për Agron Shehajn. Me një postim në Facebook, ai ka shpjeguar arsyen pse Shehaj nuk bën asnjë reagim publik për skandalin e AKSHI-it.

E vërteta është se Shehaj është i përfshirë në këtë skandal me njerëzit e partisë së tij. Ky ka qenë shpërblimi që i ka dhënë Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas asaj që ka zbuluar Progni, gruaja e deputetit të Shehajt, Erald Kapri, ka qenë zëdhënësja e drejtoreshës së AKSHI-t. Më pas ajo u shpërblye nga Edi Rama duke e bërë drejtoreshë tek Euronews, televizioni qeveritar me pronar të famshmin Teo, i cili i bën fresk sistematikisht qeverisë dhe Agron Shehajt.

Me të lexuar këtë denoncim nga Progni, Shehaj ka reaguar me një video duke thënë se disa aktivistë të lidhur me bandat po sulmojnë partinë e tij.

Progni është përgjigjur menjëherë me prova të reja. Ai ka zbuluar se Rama ka bërë drejtor të përgjithshëm të Start Up-eve në Shqipëri njeriun e Agron Shehajt, ose më saktë partnerin e tij të biznesit. Ky drejtor quhet Arjan Ymeri, i cili ka shpërndarë miliona në kompanitë e lidhura me Agron Shehajn.