Agron Shehaj po mashtron shqiptarët me një metodë të përsëritur: telefonatat me call center. Nëse i mbani mend zgjedhjet 2021 dhe 2025, e vetmja kompani shqiptare që gjente numrat e kontaktit të mijëra shqiptarëve në mënyrë të jashtëligjshme ishte ajo e Agron Shehajt.
Ai fillimisht përdori kontaktet e databazës së Partisë Demokratike, duke telefonuar demokratët dhe duke u kërkuar që votën e tyre për PD ta kalonin te partia e tij. Sali Berisha e akuzoi disa herë Shehajn se ka vjedhur të dhënat e anëtarëve të PD.
Historia përsëritet. Duke qenë se call center është e vetmja punë që Shehaj di të bëjë, dje nisi një fushatë për të marrë 100 mijë firma të shqiptarëve në çdo qytet e fshat të vendit.
Ai e shiti këtë si një metodë për të treguar se 100 mijë shqiptarë mbështesin SPAK-un, gjoja se nuk po tenton të marrë numrat e tyre për t’i përdorur më pas për fushatë.
Problemi është se Shehaj nuk do të bëjë asgjë me 100 mijë firmat që po merr. Këto firma nuk shërbejnë për asgjë, sepse SPAK është një strukturë pa afat ligjor në Kushtetutë dhe nuk ka kurrë mbarim.
Shehaj nuk po kërkon ndonjë ligj të ri në Parlament me këto firma. Nuk po bën asnjë propozim ligjor apo peticion. Ai thjesht po tenton të përdorë numrat e telefonit të shqiptarëve me banim në Shqipëri, që më pas këto numra t’i telefonojë 2-3 herë në javë gjatë fushatës dhe t’u bëjë oferta – siç bën zakonisht – për të bërë vota për të.
Si përfundim, Agron Shehaj nuk është politikan. Ai nuk do të bëhet kurrë i tillë. Nuk njeh ligjin dhe nuk mbledh dot as 200 vetë në shesh për të dhënë një mesazh politik.
Para dy javësh, ai përdori protestën e disa qytetarëve të pavarur nga shoqëria civile, shkoi me 7-8 flamuj të partisë së tij dhe e shiti në media sikur protesta ishte organizuar prej tij. Gjithsej? 38 vetë.
Ky është Agron Shehaj, opozitari i preferuar i Edi Ramës. Partneri i biznesit të Shehajt është bërë zyrtarisht drejtor i përgjithshëm i Start Up-eve në Shqipëri, duke shpërndarë miliona euro për kompani të lidhura me Agron Shehajn.
Urojmë që shqiptarët të mos gënjehen nga Shehaj duke shkruar të dhënat personale në letrat që Shehaj po nxjerr lart e poshtë nëpër Shqipëri me pretekstin se po mbledh firma.




