Çfarë po e tremb Bablokun? Rama: Mos dëgjoni hajvanët në Uashington sepse !

A ka filluar ta kuptojë Babloku se pas SPAK kanë filluar të veprojnë amerikanët?

Kryeministri Edi Rama e ka treguar qartë se ka filluar të shqetësohet nga ajo që zien në prapaskenë.

SPAK i ka shkuar te dera kreut të qeverisë dhe ka shumë zëra që thonë se pas organit të akuzës janë amerikanët. Por, reagimi i Ramës sot në konferencën e fundvitit ka shtuar dyshimet se kreu i qeverisë ka filluar të shqetësohet nga këta zëra.

Teksa fliste për korrupsionin, ku duhet theksuar se DASH në çdo raport nxin qeverinë, Rama shpërtheu në akuza: “Të thuash që Shqipëria është vendi më i korruptuar në botë, se këtë doli e tha një hajvan në Uashington, kjo është shumë spektakolare dhe për këtë është shumë e besueshme. Por është e pavërtetë”.

Sipas tij, ky është një shembull klasik i shpifjes moderne: “Jep një gjysmë të vërtetë, rrasi një histori nga mbrapa, dhe për shkak të kësaj gjysme të vërtete, gjithë historia duket e besueshme. Tendenca e njerëzve është ta besojnë të keqen shumë më shpejt se të mirën”.

Ky shpërthim i Ramës tregon se ai ka filluar të trembet. Që kur ka ardhur Trump në pushtet, Rama nuk ka shkelur në Uashington dhe nuk ka pasur asnjë takim me zyrtarë të lartë. Madje i dërguari për Ballkanin kur erdhi në Tiranë e shmangu kryeministrin. Pra sinjalet që vijnë nga përtej Atlantikut nuk janë aspak pozitive dhe Babloku ka filluar ta kuptojë.

Në konferencën për media ai tentoi të justifkonte skandalet e qeverisë. Ai mbrojti disa krerë bashkish, AKSHI-n por dhe sulmoi SPAK për akuzat.

Në mënyrë të ngjashme, ai mbrojti ish-drejtorin e APP, Jonaid Myzyri, duke e quajtur “një personalitet me medalje ari”, dhe duke deklaruar se Shqipëria është “njëshi në rajon për transparencën e prokurimeve publike”, sipas një raporti të SIGMA.

Në vijim, ai lavdëroi punën e AKSHI-t, i cili ndodhet gjithashtu në fokus të hetimeve, duke renditur kursime prej qindra milionë eurosh dhe miliona dokumente të gjeneruara në platformën e-Albania. Sipas tij, ky institucion është “arsye krenarie, jo turpi”.

Ai shmangu çdo përgjegjësi për situatat e krijuara nga brenda administratës, duke u përqendruar tek një bilanc pozitiv: “Ky vit është viti më i suksesshëm i Shqipërisë. E solli kjo shumicë, jo koha. Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në. Në sheshin Skënderbej është mbledhur gjithë Europa. Erdhën këtu jo për një vend të korruptuar”.

Përballë kërkesave të opozitës për dorëheqje, qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme, Rama u tregua i prerë: “Çfarë është ky muhabet, do jap dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor, apo e keni harruar?”.

Në vend të reflektimit për skandalet dhe hetimet, konferenca e Ramës u fokusua në një narrativë të njëanshme të arritjeve, duke minimizuar përgjegjësinë politike dhe duke sfumuar çështjet e nxehta të vitit, nga inceneratorët te tenderat dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Një përpjekje për të mbyllur vitin me kontroll të plotë mbi narrativën publike. /Pamfleti