“Asnjë komb në botë s’mund ta bënte këtë që Amerika bëri”, Donald Trump pasi ‘shembi’ Maduron: Ja cfare kemi vendos të bëjmë në Venezuelë

Në një konferencë urgjente për mediat, presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar të tjera detaje lidhur me operacionin e suksesshëm që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij.

Gjatë gjalës së tij, Trump bëri me dije se operacioni, i koduar “Çekani i Mesnatës”, u përshkrua si një ndërhyrje e shpejtë dhe e koordinuar, gjatë së cilës u paralizuan kapacitetet ushtarake venezueliane dhe u neutralizuan njësitë vendase në terren.

Gjatë operacionit u arrestuan presidenti Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, të cilët do të përballen me drejtësinë amerikane. Ai shtoi se bashkëshortja e Maduros do të gjykohet në Distriktin Jugor të Nju Jorkut për akuza që lidhen me trafik droge.

Në fjalën e tij, Trump theksoi se një sukses i tillë nuk është arritur më parë nga asnjë njësi ushtarake dhe se ky operacion ka rikthyer respektin ndërkombëtar ndaj SHBA-së. Ndër të tjera, ai bëri me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qeverisin në Venezuelë përkohësisht për të garantuar një tranzicion të qetë, duke shpresuar që një udhëheqje e re t’i japë fund dekadave të diktaturës.

“Ne nuk duam të përfshihemi në një proces tranzacioni që mos vijë të bëjë të njëjtat gjëra si Maduro prandaj do ta qeverisim këtë vend, ne duam paqe, drejtësi dhe liri për popullin e Venezuelës. Përfshirë ata venezuljanë që jetojnë në SHBA dhe duan të kthehen në atdhe, ne shpresojmë që dikush tjetër ta marrë drejtimin e Venezuelës dhe ti japë fund dekadave të diktaturës. Ne jemi atje në këto momente dhe do të qëndrojmë derisa të mundësohet një tranzicion i qetë. Ne do të qeverisim vendin latin derisa ky tranzicion të realizohet”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Donald Trump:

Operacioni u kodua me emrin Çekani i mesnatës dhe asnjë vend në botë nuk mund të arrijë atë që arritën trupat amerikane në një periudhë kaq të shkurtër. Të gjitha forcat ushtarake venezualiane u paralizuan dhe forcat amerikane me sukses, kur në momentin dritat ishin fikur, nisur nga ekspertiza që kemi pasur.

Arrestuam bashkë me bashkëshorten e tij presidentin Maduro. Të dy ata do të përballen me drejtësinë amerikane, bashkëshortja e Maduros do të përballet me gjykatën e diskritikt jugor në Neë York për trafik droge. Më duhet të them që asnjë njësi ushtarake nuk ka arritur një sukses të tillë më parë. Nëse shohim në luftërat e mëparshme në Afganistan, vendi ynë nuk është respektuar kaq si kurrë më parë. Ka qenë një bashkëpunim edhe me forcat ligjzbatuese të SHBA, trupat vendase ishin në gatishmëri por ato u neutralizuan kapacitetet e tyre u asgjësuan nga njësitë speciale të SHBA.

Ishte diçka e pabesueshme, asnjë anëtar i trupave amerikane nuk humbi jetën, askush, asnjë pajisje nuk u humb gjatë operacionit. Ushtria amerikane është ushtria më e fuqishme e planetit deri më sot, me kapacitetet për të vepruar në territore armike dhe e pajisur me teknologjinë më të avancuar në botë. Kemi ndaluar 97% të drogës që vjen përmes detit dhe shumica e kësaj vale droge vjen nga Venezuela.

Ne nuk duam të përfshihemi në një proces tranzacioni që mos vijë të bëjë të njëjtat gjëra si Maduro prandaj do ta qeverisim këtë vend, ne duam paqe, drejtësi dhe liri për popullin e Venezuelës. Përfshirë ata venezuljanë që jetojnë në SHBA dhe duan të kthehen në atdhe, ne shpresojmë që dikush tjetër ta marrë drejtimin e Venezuelës dhe ti japë fund dekadave të diktaturës. Ne jemi atje në këto momente dhe do të qëndrojmë derisa të mundësohet një tranzicion i qetë. Ne do të qeverisim vendin latin derisa ky tranzicion të realizohet.