Gjinekologu e sqaron njëherë e mirë: Kur nuk bëni dot djalë, ja cili është problemi që nuk ua merr mendja

Gjinekologu Shkëlqim Balili sqaron se infertiliteti ndahet në femëror dhe mashkullor, me të njëjtën rëndësi për krijimin e shtatzënisë. Sipas tij, për një shtatzëni të suksesshme është e nevojshme që si veza ashtu edhe sperma të jenë të shëndetshme.

Ai thekson se nëse një çift nuk arrin të krijojë shtatzëni brenda 6 muajve marrëdhëniesh natyrale, atëherë një nga faktorët nuk funksionon siç duhet. Dr. Balili shton se në Shqipëri, për shkak të mentalitetit, faji i vihet shpesh gruas, padrejtësisht.

Sa i përket gjinisë së fëmijës, mjeku sqaron se ajo përcaktohet nga sperma e mashkullit, e cila përmban kromozomet X dhe Y, dhe jo nga gruaja.